Fatmir Gjata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fatmir Gjata
Fatmir Gjata duke lexuar
U lind më22 shtator, 1922
Vdiq më1989
KombësiaShqiptar

Fatmir Gjata (Korçë, 22 shtator, 1922 - 1989) ka qenë shkrimtar shqiptar.

Lindi në një familje me tradita patriotike. I ati, Isuf Gjata, mësues patriot, qe veprimtar i rezistencës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ra dëshmor në vitin 1944, ishte shkrimtar shqiptar.

I rritur dhe i edukuar në mjedisin patriotik të familjes, Fatmir Gjata u lidh, që në moshë të re me luftën Antifashiste Nacionalclirimtare. Gjatë luftës i mbajti të pandara pushkën dhe penën.

Pas çlirimit është ngarkuar me detyra të rëndësishme shtetërore dhe shoqërore. Ka qënë kryetar i Komitetit të Arteve dhe të Kulturës në vitet 1951-1953. Për vite me rradhë ka punuar si kryeredaktor i revistës “Nëntori” dhe është zgjedhur anëtar i komitetit drejtues dhe i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, që nga themelimi i saj.

Për merita pune dhe krijimtarie ka marrë Çmimin e Republikës të Klasit të Dytë dhe të Tretë, Urdhrin Flamuri i Kuq i Punës të Klasit të Parë dhe medalje të ndryshme.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]