Fatos Rrapaj
Fatos M. Rrapaj | |
Emri | Fatos |
Mbiemri | Rrapaj |
Lindur më | 6 korrik 1930 |
Lindur në | Gumenicë, Vlorë |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtar, folklorist |
Fatos Mero Rrapaj (Gumenicë, 6 korrik 1930-Vlorë, 2 prill 2012) ka qenë një shkrimtar shqiptar i njohur kryesisht si mbledhës i folklorit shqiptar të Çamërisë.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimin fillestar e mori në fshatin e lindjes. Që në moshë të vogël doli partizan, por pas çlirimit të vendit, u arrestua dhe u burgos nga regjimi komunist për qëndrimin dhe pikëpamjet e tij nacionaliste. Kjo e bëri të punonte në punë të rëndomta deri sa doli në pension.
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të njohur në qarqet akademike dhe artistiko-letrare shqiptare e bëri vëllimi 800-faqësh “Këngë popullore të Çamërisë” i botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në vitin 1983, me recensë dhe parathënie të shkrimtarit Ismail Kadare.
Ka bashkëpunuar me shumë nga organet letrare shqiptare për botimin e shkrimeve të tij, veçanërisht me revistën “Krahu i shqiponjës” si dhe gazetat “Drita”, “Kosova” e “Çamëria”. Ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA). Pjesa më e madhe e veprës së tij ka mbetur në dorëshkrim: “Proza popullore e Çamërisë”, me rreth 3000 faqe, “Fjalori onomastik i Epirit në zhvillim”, “Këngë e prozë popullore nga Kosova, Mirdita, Kruja, Kosturi e Follorina”, “Doke e zakone nga Çamëria”, “Fjalë të urta nga Korça e Dibra”, “Anekdota popullore” në pesë vëllime etj.
Titujt e veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Te Sheshi i Flamurit”, me këngë popullore labe, Tiranë, 1972
- “Këngë popullore të Çamërisë” , Tiranë, 1983
- “Këngë popullore të Labërisë”, Tiranë, 1991
- “Rënkimet e Çamërisë”, tregime pellazgo-ilire e këngë çame, Tiranë, 1995
- “Fjalori onomastik i Epirit” I, Tiranë, 1995
- “Këngë popullore të ndaluara”, Tiranë, 1996
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ditari "Krau i shqiponjës"
- "Energjiku Fatos M. Rrapaj" Nga Elim Xanxari