Fazil Ahmed pashë Qyprilliu
Fazil Ahmed Pashë Qyprilliu ose Fazil Ahmed Pashë Kypriljoti (1635 – 3 nëntor 1676) ika qenë një fisnik dhe shtetar osman, anëtar i familjes së njohur Qyprilliu me prejardhje shqiptare, e cila i dha gjashtë vezirë të mëdhenj Perandorisë Osmane.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në familjen e Qyprilinjve, i biri i Mehmed pashë Qyprilliut dhe Aishe Hatunit, e bija e Jusuf Agait. I ati qe ushtarak i lartë i perandorisë që kishte ngjitur rangjet prej devshirmesë dhe më 1656 u bë kryevezir. ndërsa e ëma ishte e bija e një të pari të Kajaçëkut, në sanxhakun e Amasijes.
Ai shërbeu si një vezir i madh nga viti 1661 deri 1676, pasi kishte trashëguar titullin nga babai i tij, Mehmed Pashë Qyprilliu, themeluesi i familjes politike Qyprilliu. Para këtij emërimi, ai shërbeu si guvernator osman i Pashallëkut të Damaskut (nga 1660 deri 1661) dhe Pashallëkut të Erzurum (nga 1659 deri 1660).[2]
Ai u mbiquajt Fazil, do të thotë "i mençur" (nga Fazilet arabe, që do të thotë "urtësi"), për reduktimin e taksimit dhe promovimin e edukimit. Nga ana tjetër, ai ishte brutal në luftë. Ai udhëhoqi ushtrinë osmane në Luftën Austro-Turke (1663-1664). Në fillim të korrikut 1664, ai pati sukses në shkatërrimin e Kalasë Novi Zrin në Kroacinë veriore, pas një rrethimi gati njëmujor. Edhe pse u mposht në Betejën e Shën Gotthard, ai ishte në gjendje për të fituar territorin nga Traktati i Vasvár në vitin 1664. Pas këtij traktati, ai u përqendrua në Luftën e Kretës dhe pushtoi Kandia-n (sot Iraklioni) nga Republika e Venedikut në vitin 1669. Në fund të luftës kundër Bashkësinë polako-lituaneze, ai nënshkroi Traktatin e Buchach në vitin 1672 dhe Traktatin e Zurawno në vitin 1676.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Familja Qyprilliu
- Epoka Qyprilliu në Perandorinë Osmane
- Lista e vezirëve të Perandorisë Osmane
- Lista e vezirëve shqiptarë në Perandorinë Osmane
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Enciklopedia e Perandorise Osmane nga Gábor Ágoston, Bruce Alan Masters, [1]
- ^ Mehmet Süreyya (1996) [1890], Nuri Akbayar; Seyit A. Kahraman (red.), Sicill-i Osmanî (në turqisht), vëll. 1, Beşiktaş, Istanbul: Türkiye Kültür Bakanlığı and Türkiye Ekonomik ve Toplumsal Tarih Vakfı, fq. 209