Federata Shqiptare e Peshëngritjes
Federata Shqiptare e Peshëngritjes është struktura më e lartë e organizimit të klubeve të peshëngritjes në Shqipëri. Sekretari i përgjithshëm është Ilir Karaj.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Peshëngritja është një lloj sporti fizik. Edhe peshëngritja sikurse llojet tjera të sportit për qëllim ka argëtimin dhe zhvillimin e aftësive fizke dhe psiqike të sportitistëve. Në këtë lloj sporti zhvillohen gara që nga kohat antike. Rregullat e këtyre garave në thelbë kanë mbetur të njëjta me pak ndryshime duke u munduar që ato rregulla të standartizohen në gjithë rruzullin tokësor. Federata Shqiptare e Peshëngritjes (FSHP) është një organizatë e përhershme jo-fitimprurëse.Peshëngritja ishte një nga sported e para të përfshira në Lojërat Olimpike Moderne 1896.FSHP u thmelua në vitin 1949,dhe është nje nga më të vjetrat prej Federatave Kombëtare Sportive.FSHP është e vetmja Federatë që oreganizon gara për peshëngritje FSHP është antarsuar në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) si organ I vetëm organizues I garave ndërkombëtare për peshëngritjen.FSHP është anëtare e Federatës Europiane të Peshëngritjes (FEP) dhe i asaj Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes (FNP).Nga viti 1972-2012 (prill),totali I medaljeve të fituara në Lojëra Olimpike,Kampionate Botërore,Europiane dhe Turne Ndërkombëtare është 299: Nga të cilat 101 Ari,109 Argjendi dhe 89 Bronzi.
MJESHTRA SPORTI TË EUROPËS:
- Agron Haxhihyseni, 1990 (Dinamo)
- Fatmir Bushi, 1990 (Partizani)
- Pirro Dhima, 1990 (17 nëntori)
- Genci Barkiçi, 1992 (Vllaznia)
Ky artikull nga sporti është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |