Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës - është organizate përfaqësuese e punëtorëve shëndetësore në Republikën e Kosovës, e që paraqet organizim sindikal në nivel Federate. Kjo federatë sindikale në gjirin e saj ka 12.000 anëtarë dhe përbehet prej 40 sindikatave të organizuara nëpër institucione shëndetësore në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas nismave të viteve të ’90, ku filloi faza e parë tranzicionale e ndryshimeve konceptuale mbi bazën ekonomiko-politike dhe disfatës së bllokut të lindjes që shënohet me rrëzimin e murrit të Berlinit, edhe Kosova si aktore e gjithë pjesës historike të këtyre viteve pati rolin e vet në këto ngjarje. Mbi bazën e kësaj edhe sindikalizmi si pjesë e spektrit shoqërorë të asaj kohe u zgjua dhe ndërroi rrënjësisht pozitën dhe rolin në shoqëri. Deri sa nën ombrellën e sistemit komunist sindikatat ishin ato që përmes tyre shteti kontrollonte klasën punëtore duke promovuar doktrinën e proletariatit, tani sindikata paraqitet si rezistuese e fuqishme e pushtetit represiv të asaj kohe. Në këtë drejtim, duke marr parasysh rrethanat e kohës si dhe pozitën punëtorëve shëndetësor, kjo fuqizoi organizimin e tyre në aspektin sindikal duke dhënë kontribut të konsiderueshëm edhe në aspektin e çështjes kombëtare. Kështu që me qëllim të një organizimi unik sindikal të punëtorëve shëndetësorë, me iniciativën e të ndjerit z. Xhafer Hyseni, më 15.06.1991, në Kaçanik është mbajt Kuvendi i Parë i Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës(SSHK). Në këtë Kuvend është aprovuar Statuti themeltar i SSHK-së, si dhe janë zgjedhur organet drejtuese të SSHK-së. SSHK-ja si subjekt i vetëm sindikal i cili kishte organizuar punëtorët shëndetësorë me qëllim të mbrojtjes të interesave më vitale të tyre si dhe duke dhënë kontributin e jashtëzakonshëm në rezistencës kundër okupatorit serb, SSHK-ja vuri themelet organizimit sindikal jo vetëm në sektorin e shëndetësisë por edhe si anëtare themeluese e Bashkimi të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dha kontribut në përgjithësi në aspektin sindikal. SSHK-ja në mandatin e parë të udhëheqësisë së atëhershme mbajti edhe Kongresin e II-të më 27.05.1993, ku u miratuan ndryshimet e Statutit të përgatitura nga grupi punues për çështje statutare. Gjatë gjithë viteve të paraluftës, SSHK-ja pati primatin që të udhëheq dhe ti organizon punëtorët shëndetësor në mënyrë absolute deri në çlirimin e Kosovës nga trupat e okupatorit serb.

Me përfundimin e luftës dhe çlirimit të Kosovës nga okupatori serb, roli i sindikatave në përgjithësi ka marr një kahie të ndryshme nga ajo e paraluftës gjatë periudhës së okupimit. Tani sindikatat duhet të koncentroheshin pikërisht në përmirësimin e mirëqenies sociale të punëtorëve, si dhe kualifikimin e kushteve në marrëdhënie të punës. Kështu që SSHK-ja paraqitet si trashëgimlënëse e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK). Në këtë kontekst, me datën 18.06.2005 është mbajtur Kongresi i parë i FSSHK-së në të cilin kanë marr pjesë delegatët nga i gjithë territori i Republikës së Kosovës.[1]

Në Kongres është miratuar në parim Statuti i FSSHK-së, i cili do të paraqite kornizën bazë juridike të Federatës. Në bazë të këtij Statuti janë krijuar edhe organet e reja të Federatës, të cilat do të drejtonin FSSHK-në për katër vitet e ardhshme. FSSHK-ja tani mori rolin e organizatës përfaqësuese të punëtorëve shëndetësorë dhe mori një seri aktivitetesh gjatë kësaj periudhe. Duke pasur për objektiv ngritjen e mirëqenies sociale dhe përmirësimin e kushteve të punës, shënoi një nisëm të re në sindikalizmin e punëtorëve shëndetësorë. Gjatë kësaj kohe FSSHK-ja krijoi një qëndrueshmëri financiare me inkasimin e kuotës së anëtarësisë dhe krijoi infrastrukturë juridike për veprimtarinë e saj. FSSHK-ja përmbushi të gjitha prezumime ligjore për regjistrimin e saj në regjistrin e sindikatave pranë Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale. Dhe në aspektin legjislativ veprimtaria e saj ishte legale dhe e rregullt në aspektin ligjor.

Me skadimin e mandatit është mbajtur edhe Kongresi i II-të i FSSHK-së. Ky Kongres është mbajtur në Prishtinë me datë 26 mars 2010 me përfaqësimin e delegatëve nga mbarë territori i Republikës së Kosovës. Në këtë Kongres është miratuar drafti mbi plotësimin dhe ndryshimin e Statutit. Ky draft është përpiluar nga Komisioni Statutar i Federatës. Me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve që i janë bërë Statutit të Federatës, tani Federata emërohet me emërtim të ri si Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Statuti i ri përveç disa ndryshimeve formale, pësoi edhe disa ndryshime konceptuale ku bëri që FSSHK-ja të jetë një nga sindikatat më të organizuara në aspektin juridik dhe organizativ. Gjithashtu nga ky Kongres u zgjodh edhe Kryetari i Federatës i cili do të drejton FSSHK-në në katër vitet e ardhshme. Federata tani si përfaqësuese e vetme e punëtorëve shëndetësor në gjirin e saj i mbledh dhe i organizon 13.427 punëtor. FSSHK-ja me një mision të qëndrueshëm synon që t’i ngrit kapacitetet e saj si dhe të reformon vetë konceptin sindikal tek anëtarësia konform kohës dhe kërkesave momentale, duke pasur gjithnjë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe promovimin e vlerave sindikale në anëtarësi.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Misioni dhe Vizioni