Feliks Kazimierz Potocki
Feliks (Szczęsny) Kazimierz Potocki (1630 - 15 maj[1] 1702) ishte fisnikë, manjatë dhe udhëheqës ushtarak polakë.
Ai ishte djali i Hetman dhe manjatit Stanisław "Rewera" Potocki dhe Zofia Kalinowska, dhe vëllai i Hetman Andrzej Potocki. Ai u martua me vajzën e Hetman dhe Marshallit të Princeshës së Kurorës Jerzy Sebastian Lubomirski, Princeshës Krystyna Lubomirska, në vitin 1661. Pak para vdekjes së tij u martua përsëri, në 1700, gruaja e tij e dytë që ishte Konstancja Roża Łos.
Ai luftoi në luftë kundër Kozakëve, Suedisë, Transilvanisë dhe Muscovit nga viti 1655 deri më 1664. Si Marshall i Sejmit zgjedhor më 2 maj - 19 qershor 1669 në Varshavë, ai kontribuoi në zgjedhjen e Michał Korybut Wiśniowiecki si Mbreti i Polonisë.
Ai u bë i famshëm në ekspeditën Chocim në vitin 1673. Ai nënshkroi dokumentin zgjedhor të Sejmit të Jan Sobieskit si Mbreti i Polonisë dhe mori pjesë në ekspeditën e Vjenës në vitin 1683 gjatë Luftës së Madhe Turke. Ai luftoi kundër Tatarëve dhe Turqve në shumë beteja. Në vitin 1698 ushtria polake nën komandën e tij e shkatërroi plotësisht ekspeditën e Tatarëve në Poloni në betejën e Podhajcës.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Chłapowski podaje datę 15 czerwca (Chłapowski jep datën e 15 majit)