Jump to content

Fetah Bahtiri

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fetah Bahtiri
Fetah Bahtiri

Fetah Bahtiri është i lindur më 11 tetor, 1943 në fshatin Lisicë, komuna e Mitrovicës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Mitrovicë, kurse fakultetin filozofik, dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe fakultetin juridik në Prishtinë. Ka punuar si mësues klase, arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, asistent për folklor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, drejtor shkolle, përkthyes, jurist etj. Është marrë edhe me gazetari, me folklor, ka shkruar ndihmesa shkencore etj.

Është shpërngulur në Suedi në vitin 1991 ku ka punuar në arsim si mësues i gjuhës amtare (shqipe), asistent i rektorit të shkollës (Ramnedörsdskolan, Uddevalla) dhe koordinator për integrim në komunën Uddevalla.

Veprat e tij kryesore të botuara janë:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • “Këngë për Zaden”, poezi, (1968),
  • “Planprogram mësimor për gjuhën shqipe si gjuhë amtare në shkollën suedeze”, shkruar paralelisht në gjuhën shqipe dhe suedeze,  (2000),
  • Ambasadorët dhe shërbëtorët, Libër për refugjatët shqiptarë në qytetin Uddevalla të Suedisë“, (2007),
  • “Rrugëtim i dashurisë”, roman, (2011),
  • "Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick (Monografi)”, 2012,
  • "Monolog në mërgim, poezi", (2012),
  • Dritë, ngrohtësi, optimizëm Libër dokumentar për shkollën shqipe në Strehimoren Svenshögen, Suedi, 1991 – 1994, (2012),
  • ”Kur i mbusha 70 vjet”, (2014),
  • ”Faleminderit Mitrovicë”, (2015),
  • Nga diaspora krijuerse e shqiptarëve të Skandinavisë FETAH BAHTIRI, botim i Revistës Albanezul, Bukuresh, 2015 (poezi, përkthime dhe recensione),
  • ”Fragmente të zgjedhura”, (2017),
  • ”Svensk – Albansk ordlista, begrepp, fraser och råd inom sjukvården --//-- Fjalor, shprehje, fraza dhe këshilla në shërbimet mjekësore Suedisht – Shqip”, 2018.
  • ”Svensk – Albansk ordlista och fraser inom sjukvården -- // -- Fjalor dhe fraza në shërbimet mjekësore Suedisht – Shqip 2”, 2019, etj.[1][2]
  • Verser i exil --//-- Vargje në mërgim (Shqip dhe suedisht), 2020.[3]
  • Unë quhem Drita… (Leksione suedisht – shqip), 2021.
  • Bibliografi e anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi (2021).
  • Reflektime (2022), e publikime tjera.[4]

Zt. Fetah Bahtiri ka fituar shumë çmime dhe shpërblime në festivale, sofra poetike, takime poetike dhe orë letrare. Shpërblimi i parë i është dhënë edhe për poezinë ”Tre çlirimtarët” në ORËN LETRARE ”NËNTORI I MADH 2022” mbajtur në Ängelhom të Suedisë më 19 nëntor 2022. [5][6]

Kuvendi i Dyte, Lidhja e Krijuesve Shqipetar, Suedi
Kuvendi i Dyte, Lidhja e Krijuesve Shqipetar, Suedi

Kontributi i Vazhdueshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka redaktuar, recensuar dhe lektoruar shumë libra të autorëve të ndryshëm në atdhe dhe në mërgatë, si dhe librat ”Thesar Kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi”.[7] Është i përfaqësuar në disa antologji me poezi në atdhe dhe në mërgatë. E hasim si figurë të rëndësishme ndër të tjera në librin ”Gjurmë shqiptare në Suedi”, botim i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare Iliria, nga autorët Astrit Gashi, Elhame Zhitia, Muhamet Krasniqi dhe Shuquri Sejdijaj, në librin ”Shkolla shqipe në Suedi”, botim i Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë në Suedi, autor i të cilit është Ramadan Reshitaj etj.

Në ”Gjurmime albanologjike” dhe gjetiu ka botuar shumë folklor të gjinive të ndryshme, të cilat më vonë u kanë shërbyer edhe shumë studjuesve të folklorit shqiptar, ndër të cilët shquhet Prof. Dr. Adem Zejnullahu me disa nga veprat e tij studjuese për folklorin, botime të Instituti Albanologjik në Prishtinë, Prof. Fazli Hajrizi me disa shkrime, e më gjerësisht në librin “Të dhëna etnokulturore në Drenicë dhe në Shalë të Bajgorës”, botuar nga Shtëpia Botuese Libri Shkollor, 2019 dhe në botime të tjera.

Është bashkëthemelues i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë ”Naim Frashëri”, Dega në Suedi, themelues i njërës prej shkollave të para të plota fillore në gjuhën shqipe në Suedi (shih librin ”Dritë, ngrohtësi, optimizëm Libër dokumentar për shkollën shqipe në Strehimoren Svenshögen, Suedi, 1991 – 1994, 2012), bashkëthemelues i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klemendi XI Albani”, Suedi, drejtues i Kuvendit themelues të kësaj Shoqate, nënkryetar i saj në të kaluarën dhe aktualisht, kryetar i komisionit redaktues të saj, ka qenë anëtar i kryesisë së Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë me seli në Gjermani. Bahtiri, gjithashtu është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë.

Jeton dhe vepron në Suedi. Merret me shkrime, leksikografi, interpretime gjuhësore dhe  përkthime, i licencuar dhe i autorizuar nga Kammatkollegiet (Agjencia për Shërbime Juridike, Financiare dhe Administrative e Suedisë). Për veprimtarinë, punën, angazhimin dhe kontributin e tij i janë ndarë shumë mirënjohje, dekorata e falënderime të të gjitha niveleve kombëtare e ndërkombëtare.[8][9][10]

  1. ^ "Publikimi i Fjalorit, Suedi".{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Revista Drini". Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2020. Marrë më 11 janar 2020.
  3. ^ Rifati, Rexhep (2020-02-19). ""VERSER I EXIL – VARGJE NË MËRGIM" LIBËR I FETAH BAHTIRIT SHQIP - SUEDISHT". Prointegra (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-12-26.
  4. ^ admin (2022-01-21). "PROF. FETAH BAHTIRI NË KËTË LIBËR REFLEKTON AROMË TË ATDHEDASHURISË". FJALA e LIRË. Marrë më 2022-12-26.
  5. ^ Avdyl Uka, Hysen Ibrahimi, Shoqata e Shkrimtarë dhe Artistëve Shqiptarë, "Papa Klementi XI Albani", marrë më 2022-12-26
  6. ^ "Akulli i ftohtë suedez nuk i fiku krijuesit mëgimtarë, përkundrazi këta pishtarë e shkrin atë dhe deborën me ngrohtësinë e shpirtit dhe ngrohtësinë e vargjeve". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2022-12-26.
  7. ^ "Fetah Bahtiri: Doli nga shtypi thesari kombëtar 7 e 8". Botapress.info. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2020. Marrë më 11 janar 2020.
  8. ^ "Fetah BAHTIRI - PERSONAZH-".
  9. ^ "Voal.ch".
  10. ^ "TV Mitrovica, Reportazh per Fetah Bahtiri".

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]