Fetah Sedllari
Fetah J. Sedllari – (1899-1993) është veprimtar politik .
Fetah J. Sedllari ka mbaruar Medresën e Lartë në Shkup dhe studimet Orientalistike, mbaron në Universitetin e Beogradit në vitet e 20-ta, në një klasë me Milovan Djilas edhe “Visha Beogradska Gimnazia-n” dhe gjatë studimeve në Beograd, është ndër themeluesit e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Beograd “Besa”.
Gjatë studimeve në Beograd, njihet dhe fillon miqësinë edhe me Avokatin e tij të mëvonshëm, arumunin (Vllah Janine), Fila Filota, i cili ishte edhe Avokat i shumë shqiptarëve në proceset politike të viteve të 60-ta, 70-ta, si dhe më vonë, Avokat personal i Titos!
Shkollimin e tij, e stipendojnë dhe sponsorizojnë, pjesërisht, Ferat Bej Draga, Deputet në Parlamentin e Mbretëri-s së Serbëve Kroatëve e Sllovenëve dhe kryetari i Partisë, Gjymrijet - e cila bashkonte shqiptarët e Maqedonisë, Kosovës e Sanxhakut!
Herën e parë, burgoset në vitet 1921-2, në Beograd, kur me urdhër të Pashiqit (Kryeministër Jugosllavie), burgoset edhe Ferat Bej Draga, ndalohet partia Gjymrijet, si dhe mbyllet Shoqata e studentëve Shqiptarë “Besa”, në Beograd. Një kohë, në vitet e 30-ta, Fetah Sedllari, gëzonte edhe një bursë nga Mbreti Zog.
Ka qenë i involvuar në Lidhjen e Dytë të Prizrenit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Xhafer Devës, Ilaz Agushit, Ferat Bej Dragës e patriotëve të tjerë djathtist.
Ka qenë Sekretarë Prefekture i Prishtinës për vite me rradhë.
Njihej e respektohej si Intelektual me pikëpamje shumë Europiane dhe Liberale;
Fliste 7 gjuhë dhe ishte studiues i pasionuar i gjermanishtes, Italishtes, persishtes dhe latinishtes.
Më 1945, dënohet nga Ali Shukriu me 101 vjet burgë të randë.
Në Shqipëri, burgoset në Kukës më 1947, ri-dënohet disa herë radhas, me burg apo internim.
Për kthimin e tij në Kosovë, më 1980, pas një letre të shkurtë personale - Enver Hoxhës dhe Titos: - Enver Hoxha, miraton e nënshkruan për shtetin Shqiptarë, se i lejon shkuarjen nga Shqipëria (nënshkroi më 1978); dhe
- Josip Broz Tito, gjatë qëndrimit të tij të fundit në Kosovë, në Hotelin Grand, nënshkroi Vendimin për pranimin e kthimit të tij në Jugosllavi! Ndërmjetës tek Tito, respektivisht letrën dhe kërkesën ia dha e paraqiti, Mahmut Bakalli. Ndihmoi në ndërmjetësim dhe përgatitjen e dokumentacionit Asllan Fazlia.
Sado që ishte kusht riatdhesie në Kosovë e Jugosllavi, ai asnjëherë pastaj, nuk pranoi të marrë nënshtetësinë Jugosllave!
2008: Dr. Sali Berisha, Kryeministri aktual dhe Ish Presidenti i Shqipërisë, me një dekret të veçantë, me Numër rendor 4702 - morri vendimin për dëmshpërblim të tij.
Kështu, edhe Shqipëria zyrtare, në një formë simbolike, por gjithsesi Zyrtare e Shtetërore, sado që post mortum - i kërkoi ndjesë për persekutimin.
Burim i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Kosova Sot", 18. korrik 2009
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |