Jump to content

Fevzije Fuad e Egjiptit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Fevzije Fuad i Egjiptit)
Fevzija

Princesha Fevzija e Egjiptit (5 nëntor 1921 - 2 korrik 2013), e njohur gjithashtu si Fevzije Shirine, ishte një princeshë egjiptiane që u bë Mbretëresha e Iranit si gruaja e parë e Muhammed Riza Pahlavi, Shah i Iranit. Princesha Fawzia Fuad ishte me origjinë shqiptare dhe çerkeze nga ana e babait të saj.

Fevzija ishte e bija e Fuadit I, djali i shtatë i Ismailit të Madhërishëm. Përveç motrave të saj, Faiza, Faika dhe Fathia, dhe vëllai i saj, Faruk, ajo kishte dy gjysëm motra nga martesa e mëparshme e babait të saj me princeshën Shwikar Hanim Efendi.

Martesa e saj me princin e kurorës iraniane në vitin 1939 ishte një marrëveshje politike: ajo konsolidoi fuqinë dhe ndikimin egjiptianLindjen e Mesme, ndërsa i solli respekt regjimit të ri iranian duke u shoqëruar me shtëpinë mbretërore shumë prestigjioze egjiptiane. Nuk ishte kurrë një dashuri e vërtetë dhe Fevzija mori një divorc egjiptian në vitin 1945 (që nuk u njoh në Iran deri në vitin 1948), nën të cilin vajza e tyre e vetme Princesha Shahnaz do të rritej në Iran.

Në vitin 1949, Fevzija u martua përsëri me kolonelin Ismail Shirine, një diplomat egjiptian, me të cilin pati një djalë dhe një vajzë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]