Shko te përmbajtja

Filip Ndocaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Filip Ndocaj (Gjakovë, 2 tetor 1914 - Tiranë, 23 tetor 1983) ka qenë arsimtar, publicist, studiues, përkthyes dhe shkrimtar shqiptar.

U lind në Gjakovë në gjirin e një familjeje shkodrane, i ati Engjëlli ishte mësues në një shkollë të qytetit.[1] Në vitin 1919, familja transferohet me punë në Shkup ku qëndron deri në vitin 1920. Në vitin 1925, familja kthehet për banim në Shkodër.

Më 1935, hapi të parën shkollë në fshatin Dardhë të Pukës, ku punoi dy vjet. Po atë vit nisi studimet me korrespondencë për letërsi Universitetin e Firenzes, të cilat i përfundoi me studime të rregullta në vitin 1939.[1] Pas studimeve, emërohet mësues i letërsisë në gjimnazin e qytetit të Shkodrës.

Në vitin 1941 jep mësim në gjimnazin e Prishtinës. Pas Luftës së Dytë Botërore rikthehet në gjimnazin e Shkodrës, ku në dhjetor 1945 krijoi një trupën teatrale me nxënësit dhe vuri në skenë "Armikun e popullit" të Henrik Ibsenit, pjesën "Juda Makabe" të Gjergj Fishtës, "Bujtinën e të varfërve" të Maksim Gorkit, si dhe një pjesë teatrale të shkruar nga ai, "Dje dhe sot."

Në vitin 1948 transferohet në shkollën pedagogjike të Beratit dhe pas vitit 1951 jetoi në Tiranë, ku punoi si mësues i letërsisë në dy gjimnaze të kryeqytetit, dhe dha mësim si i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve

Në vitin 1951 është mësues i letërsisë dhe italishtes në gjimnaze të Tiranës, por dhe si pedagog i jashtëm i letërsisë dhe italishtes në Institutin e Lartë të Arteve dhe në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 1961, Filip Ndocaj është ndër anëtarët e parë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve,[1] dhe botoi recensione, kritika dhe studime në shtypin letrar dhe gjuhësor të kohës, në revistën Nëntori, gazetën Drita, revistën Studime filologjike, etj.


Letërsi

Në sytë e rinisë, poezi (1961);

Dashuri dhe urrejtje, novela (1964);

Vlaga e dheut, roman (1968);

Diell nën kreshta, roman, vëll. 2 (1971);

Duke kërkuar lumturinë, tregime (1973);

Përkthime

Giovanni Verga, Familja e Malavolajve, përkthim i romanit I malavoglia (1961)[2][3].

Studime dhe përgatitje për botim

Letratyra e jonë, “Fryma” 1942 (4);

Gaspër Pali, Hyjt mbi greminë, përgatitje për botim bashkë me Nasho Jorgaqin (1959);

Veçantia e gjuhës dhe Fjalori i Institutit të Shkencave (1954), Buletini i Institutit të Shkecave, Tiranë 1958, nr 2 dhe 1961, nr.1, dhe nr. 2;

Zani i Atdheut, vepra e Hilë Mosit shoqëruar me një monografi (1960);

Bejtet e Karnavaleve, studim mbi poezinë satirike popullore gjatë karnavaleve në Shkodër;

Edmondo de Amicis, Zemra, vëllim i përgatitur me shënime për nxënësit e klasës së 6-të (1964);

Recension i Giuseppe Gradilone, Studi di letteratura albanese, Urbinati editore, Roma, 1960, Studime filologjike, 1968 (2);

  1. 1 2 3 Zholi, Albert (2 tetor 2014). "Kur kujtojmë profesorin e rinisë, Filip Ndocaj". telegrafi.al. Marrë më 1 janar 2021.
  2. "Xhovani Verga Familja e Malavolajve e book Part 1".
  3. "Zëri "Familja e Malavolajve" në Cobiss Albania".