Filozofia e mendjes
Appearance
Filozofia e mendjes është degë e filozofisë e cila studion natyrën e mendjes, ngjarjeve mendore, funksioneve mendore, tipareve të mendjes, vetëdijes, dhe marrëdhënien e tyre me trupin fizik, veçanërisht me trurin. Problemi mendje-trup, d.m.th. marrëdhënia e mendjes me trupin, zakonisht merret si një ndër çështjet kryesore në filozofinë e mendjes, edhe pse ekzistojnë çështje tjera që merren me natyrën e mendjes të cilat nuk përfshijnë lidhjen me trupin fizik, të tilla si çështja e ekzistencës së vetëdijes dhe natyra e gjendjeve të caktuara mendore.