Fjala
Fjala është diçka e thënë me gojë dhe e shqiptuar nëpërmjet një tingulli apo grupi tingujsh që tregon një kuptim, përshkrim, vend, kohë, lajm apo mendim. Fjala është pjesa themelore e marrëveshjes (komunikimit) gojor midis njerëzve.
Klasifikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Etimologjitë në vazhdim e ilustrojnë lidhjen e shqipes me gjuhët indo-evropiane (një yll që i paraprin fjalës tregon të pavërtetuarat, fjala burimore indo-evropiane hipotetike) : pesë (nga Geg. i lashtë pansë nga *pénkʷe) zjarr, zjarme (nga *xherma nga *gʷʰermós) natë (nga *nóktis) dhëndër (nga *xandor nga *ǵomh₃-ter-) gjarpër (nga *sérpeno) bjer (nga *bʰere) djeg (nga *d G) kam (nga *kagmi) pata (nga *pót-) pjek (nga *pékʷo) thom, thotë (nga *cāmi, *cāte nga *ḱéh₁mi, *ḱéh₁te)
Fjala në fe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fjala në krishterim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në krishterim fjala (greq. "logos" i përket gjinisë mashkullore) nënkupton një person (Jezus Krishtin) të njëjtë me Perëndinë dhe Frymën e Shenjtë që përbëjnë Trininë.
"Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perëndinë dhe Fjala ishte Perëndi. Ajo ishte në fillim me Perëndinë. Të gjitha gjërat u bënë me anë të saj, dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë." (Gjon 1:1-3).
Sipas apostullit fjala ishte Perëndi, bashkëqënëse, dhe bashkëkrijuese me Të. Nëpërmjet saj u krijua gjithçka që është.
"Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne;..." (Gjon 1:14).
Fjala u mishërua në personin e Jezusit i cili i tregoi njerëzimit Perëndinë dhe planin e Tij, dhe banoi ndër ne.
Shprehje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fjalë e urtë - proverb
- fjala e Perëndisë, fjala e Zotit
- fjala është, - çështja (puna) është
- bëhet fjalë për... - flitet për...
- bëj fjalë (me) - grindem, zihem (me)
- hedh fjalën - përmend; tregoj
- fjala bie; bie fjala - për shembull
- erdhi fjala - erdhi lajmi,
- fjala mori dhenë - lajmi u përhap
- fjala e dhënë - premtimi, besa
- jap fjalën - premtoj, zotohem
- mbaj fjalën - mbaj premtimin
- shkel fjalën - s´mbaj premtimin
- fjala e frymëzuar
- fjala e mishëruar
Thënie
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjuha kockë s'ka, por kocka thyen.