Fjalorthi i Arnold Ritter von Harffit
Fjalorthi i Arnold Ritter von Harffit është njëri ndër dokumentet e para të gjuhës shqipe krahas me Dorëshkrimin e Theodor Shkodranit dhe Formulën e pagëzimit. Fjalorthi ishte shkruar nga Arnold Ritter von Harffi, një kalorës udhëtar gjermanë, i cili në vitin 1496 qëndroi në portin e Durrësit si dhe në disa vende tjera shqiptare me ç`rast transkriptoi disa fjalë të gjuhës shqipe të dëgjuara nga vendasit, duke shkruar përbri tyre, përkthimin në gjuhën gjermane. Dokumenti përfshin 26 fjalë shqipe, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri në 10, dhe gjithashtu 100 dhe 1000.[1]
Fjalorthi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Boicke-Bukë
Vene-Verë
Oie-Ujë
Mische-Mish
Jat-Djath
Foeie-Vezë
Oitter-Uthull
Poylle-Pulë
Pyske-Peshk
Krup-Kripë
Myr-Mirë
Kycge-Keq
Megarune-Me ngrënë
Pijnë- Me pi
Tauerne-Tavernë
Geneyre-Burrë
Groëa-Grua
Denarye-Para
Sto-Po
Jae-Jo
Criste-Zot
Dreck-Djall
Kijrij-Qiri
Kale-Kalë
Elbe-Elb
Fijet-Me flejt
Mirenestrasse-Mirëmëngjes
Myreprama-Mirëmbrëma
Meretzeën-Mirësevjen
Laf me kmijss-Më laj këmishën
Nea-Një
Dua-Dy
Trij-Tre
Quater-Katër
Pessa-Pesë
Jast-Gjashtë
Statte-Shtatë
Tette-Tetë
Nantë-Nëntë
Dieta-Dhjetë
Nijtgint-Njëqind
Nemijgo-Njëmijë[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Anamali, Skënder (2002). Historia e popullit shqiptar në katër vëllime. Vëll. I. Botimet Toena. fq. 311. OCLC 52411919.
- ^ Arnold von Harff dëshmonte si flitej shqipja në kohën e Skënderbeut VOAL (Voice of Albanianes), 10 Jan. 2016. Vizituar më 28.09.2016.