Flamuri LGBT

Flamuri i krenarisë LGBT ose flamuri ylber është një simbol i krenarisë LGBT dhe lëvizjeve shoqërore LGBT. Ngjyrat reflektojnë larminë e komunitetit LGBT dhe spektrit njerëzor të seksualitetit e gjinisë. Së pari u përdor ky flamur si simbol krenarie LGBT në San Francisko, Kaliforni, por me kalimin e kohës u përhap më shumë nëpër ngjarje ndërkombëtare për të drejtat LGBT.
Dizajni, i sajuar nga artistët Gilbert Baker, Lynn Segerblom, James McNamara dhe aktivistë të tjerë,[1][2][3][4] ka kaluar nëpër verzione të ndryshme pasi debutoi në 1978, dhe vazhdon të frymëzojë variante të tjera.[5] Edhe pse flamuri origjinal i Baker-it pati tetë ngjyra të ylberit,[6][7] varianti më i pranishëm prej 1979 e deri më tani përfshin gjashtë shirita në ngjyrat: kuq, portokalli, verdhë, gjelbër, kaltër, dhe vjollcë. Flamuri zakonisht shfaqet në drejtim horizontal, me shiritin e kuq më lart sikur në një ylber të zakonshëm.
Njerëzit LGBT dhe aleatët e tyre përdorin flamujt e krenarisë dhe shumë sende me tematikë ylberi si një simbol të hapur të identitetit apo përkrahjes së tyre. Ka devijime të flamurit ylber që përdoren për t'u fokusuar në çështje specifike apo grupe brenda komunitetit (p.sh. njerëzit transgjinorë, lufta kundër epidemisë AIDS, përfshirja e njerëzve jo të bardhë LGBT). Krahas ylberit, shumë flamuj dhe simbole tjera përdoren për të komunikuar identitete specifike brenda komunitetit LGBT.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas shërbimit të tij në ushtrinë e SHBA-ve, artisti Gilbert Baker mësoi vetvetiu qepjen. Ai takoi në 1974 udhëheqësin me ndikim të komunitetit LGBT Harvey Milk, që mbikëqyrte San Franciskon si personi i parë gej në atë detyrë.[8] Milk e sfidoi Baker-in që të sajojë një simbol të përbashkët për komunitetin gej. Flamuri origjinal u valvit për herë të parë në Paradën e Ditës së Lirisë së Gejëve në San Francisko në 1978.[9][10]
Varianti origjinal që Baker sajoi ishte një flamur me tetë vija shumë ngjyrëshe që përmbante ngjyrat bruz dhe rozë, me një nënkuptim të veçantë për secilën ngjyrë.[11]
| Rozë e ndezur | Seksualitet | |
| Kuq | Jetë | |
| Portokalli | Shërim | |
| Verdhë | Dritë dielli | |
| Gjelbër | Natyrë | |
| Bruz | Magji | |
| Llullaq | Qetësi | |
| Vjollcë | Shpirt |
Përfundimisht, Baker vendosi t'i largonte prej flamurit meqë prodhimi i tij masiv me ato ngjyra u duk i vështirë. Flamurit iu larguan ngjyrat bruz dhe rozë në 1979, dhe ai variant është më i popullarizuari që atëherë— me gjashtë ngjyrat: e kuqja, portokallia, e verdha, e gjelbra, llullaqi dhe e vjollca.[12]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Long-Lost Fragment of First Rainbow Pride Flag Resurfaces After Four Decades" (në anglisht).
- ↑ "The Rainbow Flag: Lynn Segerblom & Lee Mentley" (në anglisht). 2 tetor 2023.
- ↑ "The woman behind the Rainbow Flag" (në anglisht). 3 mars 2018.
- ↑ "HERSTORY – Meet Lynn Segerblom, One of the Creators of the Original 1978 Rainbow Flag - WeHo Times West Hollywood Daily News, Nightlife and Events" (në anglisht). 18 korrik 2018.
- ↑ "Kuptimi prapa çdo ngjyre në Flamurin e Krenarisë". Dylberizm. 6 janar 2021. Marrë më 22 shkurt 2024.
- ↑ "The Rainbow Flag" (në anglisht). Marrë më 29 maj 2021.
- ↑ Gilbert Baker (18 tetor 2007). "Pride-Flyin' Flag: Rainbow-flag founder marks 30-years anniversary". Metro Weekly (në anglisht). Marrë më 13 mars 2008.
- ↑ "MoMA Acquires the Rainbow Flag". MoMA.org (në anglisht). Museum of Modern Art. Marrë më 5 maj 2016.
- ↑ "Rainbow Flag". GLBT Historical Society (në anglisht). 25 qershor 1978. Marrë më 17 qershor 2021.
- ↑ "What Is The Original Gilbert Baker Rainbow Pride Flag, And What Does It Stand For?" (në anglisht). 10 nëntor 2021. Marrë më 25 janar 2023.
- ↑ "Kuptimi prapa çdo ngjyre në Flamurin e Krenarisë". Dylberizm. 2021-01-06. Marrë më 2025-05-18.
- ↑ "History of the Pride Flag" (PDF) (në anglisht). Marrë më 27 janar 2023.
| Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |