Flauti
Flauti (it. flauto, gr. πλαγίαυλος) quhet instrumenti i frymës, në të cilin tingulli formohet duke i fryrë me gojë një hapjeje të vogël. Nga përplasja e valëzës së ajrit krijohen vorbulla, që shkaktojnë dridhje të gypit të ajrit të instrumentit. Ndryshimet në regjistrin e tingullit të prodhuar krijohen duke hapur dhe mbyllur vrimat, që gjenden përgjatë gypit. Në varësi të pozicionit mbajtës të instrumentit dallojmë flautin e drejtë ose fyellin (fyelli dhe flautin e tërthortë (flauto traverso), i cili del në shumë versione nëpër qytetërime të ndryshme.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka dëshmi se lloje të flautit përdoreshin si vegla muzikore që prej periudhës së neandertalit, rreth 50.000 vjet më parë. Në Greqinë e Lashtë përdorej flauti dyjar, i cili shfaqet nëpër shumë enë dhe skulptura antike. Flauti i tërthortë del edhe nëpër skulptura romake dhe bizantine, por gjithashtu është i përhapur edhe në muzikën e Azisë së Vogël (me referenca që prej shek. IX para e.s.) dhe Evropës Perëndimore (dëshmohet që në shek XII pas e.s.) Fyelli është i përhapur në muzikën popullore të Lindjes së Mesme Ballkanit. Arkeologë gjermanë kanë zbuluar fyej prej kockash zogu dhe fildishi, me moshë të paktën 35.000-vjeçare dhe që përbëjnë pas gjithë gjasash veglat muzikore më të lashta në botë [1].
Që nga Rilindja e këtej shumë vepra pikture dëshmojnë përdorimin e gjerë të flautit në Evropë.
Për hir të saktësisë duhet thënë se në Evropën Perëndimore deri nga Mesjeta deri në mes të shek. XVIII mbizotëronte fyelli. Pas kësaj u përhap flauti, i cili përdoret edhe sot e kësaj dite në një trajtë më të përsosur si instrument i orkestrës. Deri aty nga mesi i shek. XVII gypi i flautit ishte kompakt dhe me vrima cilindrike. Vijimisht u shfaq, duke filluar nga Franca, një tip flauti i "zbërthyeshëm" në tri pjesë (flauti i zbërthyeshëm 1780): koka, pjesa e mesme dhe baza. Ndër to, koka kishte një vrimë cilindrike, ndërsa pjesët e tjera një vrimë të anasjelltë konike. Ky tip flauti lehtëson saktësinë në shpimin e vrimave dhe në ndreqjen e tingullit nëpërmjet ndërshtënies së pjesëve të mesme gjatësie të ndryshme.
Evolucioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gypi i flautit deri në shek. XVII ka pasur zakonisht deri në gjashtë vrima. Tapat dhe çelësat u vendosën fillimisht nga prodhuesit francezë kur u krijua tipi i zbërthyeshëm. Gjatë shek. XVIII u shtua numri i vrimave në tetë dhe pas 1800-ës u shtuan më shumë. Më 1832 Theobald Boehm thuri një flaut me shpim konik, në të cilin vrimat ishin renditur ekskluzivisht me kritere akustike dhe jo me kritere përdorimi. Më 1847 vijoi flauti cilindrik me kokën të shpuar në mënyrë parabolike dhe me tapa të përmirësuara. Ky është lloji i flautit që përdoret sot. Ky instrument, fillimisht prej druri, dikur ndërtohej prej fildishi, ndërsa në shek. XIX ndërtohej edhe prej qelqi. Aty nga fillimi i shekullit XX shfaqen nëpër orkestra flautet e parë thuajse ekskluzivisht prej metali (flauti modern i zbërthyeshëm) - ndërsa mjaft modele ndërtohen prej argjendi dhe prej ari!
Duke vërejtur evolucionin e flautit dhe të instrumenteve të tjera mund të konsiderohet se instrumentet e orkestrës janë përmirësuar duke kaluar nëpër 3-4 stade nga mjeshtra të sprovuar, derisa morën formën përfundimtare që njohim sot. Në të vërtetë, në formësimin e këtyre instrumenteve kanë marrë pjesë me qindra mjeshtra të flautit gjatë një periudhe pesëshekullore, duke kontribuar secili në përsosjen e njërit ose tjetrit detaj ose ka ndërtuar që nga fillimi një instrument të ri, të cilin mjeshtrat më të rinj e përsosën më tej.
Shoqata e flautistëve shqiptarë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky seksion është i zbrazët, pa hollësira ose i paplotë. Ndihma juaj është e mirëpritur! |
Shoqata e flautistëve shqiptarë u krijua në maj 2013 në Tiranë me nismën e flautistes Anna-Majlinda Spiro.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Nooz.gr Arkivuar 27 janar 2012 tek Wayback Machine, Zbulohen ndoshta instrumentet më të lashta në botë me moshë rreth 35.000-vjeçare, 25 qershor 2009.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Commons: Flutes – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
- Shoqata e Flautistëve Shqiptarë në Facebook.