Jump to content

Florjan Nuri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Florjan Nuri ka lindur në Berat, më 31 mars 1978. Ka kryer studimet për Financë – Kontabilitet (shkollë e mesme) dhe Administrim Biznesi pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës. Ka kryer studimet Master pranë Universitetit të Bolonjës në periudhën 2001-2002 për Inovacion, Ndryshim dhe Zhvillim, me fokus ekonomitë në tranzicion dhe zhvillim.

Është angazhuar për një periudhë kohore në shtypin e shkruar ditor me artikuj të natyrës sociale dhe sportive. Ka punuar si konsulent lokal me Bankën Botërore për çështje të shërbimit social. Ka punuar me Co-Plan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, si koordinator dhe më pas menaxher programi për çështje të qeverisjes së mirë urbane pranë Bashkisë së Fieritdhe Elbasanit, për hartimin dhe zbatimin e planeve rregulluese, planeve lokale të zhvillimit ekonomik, studimeve mjedisore, sistemit GIS, etj.

Gjithashtu, ka organizuar tryeza debati me përfaqësues lokalë në kuadër të zgjedhjeve lokale të vitit 2003 për Qarkun e Korçës.

Në vitin 2006-2007 ka punuar në Këshillin e Ministrave, si koordinator pranë Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, ku ka koordinuar me ministri të linjës në hartimin e strategjive sektoriale dhe ndërsektoriale si dhe në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) 2007-2013.

Prej qershorit 2007 deri në tetor 2009 ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, dhe më pas, nga tetori 2009 deri në fund të korrikut 2011 ka mbuluar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë. Nga gushti 2011 – korrik 2012 ka kryer përsëri detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Zoti Nuri është autor i disa publikimeve, studimeve në fushën e decentralizimit, zhvillimit rajonal dhe qeverisjes së mirë urbane si dhe ka ndjekur disa kurse trajnimi në fushën e administrimit publik, menaxhimit dhe komunikimit brenda dhe jashtë vendit.

Ka punuar si Drejtor i Kabinetit të Presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe prej dhjetorit te vitit 2014 deri në vitin 2017 punoi si Sekretar i Pergjithshem ne Institucionin e Presidentit te Republikes.