Shko te përmbajtja

Flota tregtare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flota* tregtare botërore sipas transportuesve (1 korrik 1976)
Lloji i tran.numri100BTR
Rezervoar nafte7020168 161
Rezervoar tjerë9234 767
Trans. nafte dhe xehe41925 023
Trans. xehesh dhe mineralesh3 51366 714
Trans. të mirave në copë21 70673 608
Trans. kantinash të plota4436 685
Anije bartëse28796
Trans. mjeteve për peshkim19 658111 849
Anije tjera12 18414 397
Gjithsej65 887372 000
* Anije me 100BRT

Flota tregtare e një shteti përbëhet nga të gjitha anijet e një shteti, të cilat bëjnë transportin e personave dhe mallrave nëpër dete. Ato mund të jenë pronë private ose shtetërore që kryejnë këtë shërbim. Bruto tonelata e regjistruar (BTR) e një flote nuk i përgjigjet gjithnjë rëndësisë ekonomike të shtetit.

Vlera e flotës caktohet nëpërmjet klasave të anijeve, llojit, moshës dhe shpejtësisë së anijeve. Mund të dallohen anijet transportuese të personave, të mallrave copë (paketuara), të mallrave masiv (refuzë), të mallrave në kantina (kontinera) dhe të rezervuarëve. Këto anije përdoren për vija (udhë) të mesme ose të gjata bregdetare.

Rentabiliteti i flotave tregtare është ngushtë i varur me këmbimet e mallrave në botë. Por, ka edhe faktorë tjerë të cilët shkaktojnë rentabilitetin e flotave tregtare në veçanti. Për këtë përdoren metoda kundër liberalizuese si dhënia e përparësisë për zbarkim, ndihmat shtetërore nëpërmjet tatimeve etj.

Xhiroja e flotave detare të botës në vitin 1892 kapte shumën 14,6 milion bruto tonelata të regjistruara. Kjo gjiro është rritur vit pas viti, më 1900 : 22,4 ; 1914 : 49,1 ; 1920 : 53,9 ; 1930 : 68 ; 1952 : 87,2 milion bruto tonelata të regjistruara. Po ashtu edhe numri i anijeve të angazhuara në këtë drejtim është rritur dhe më 1 prill 1977 ishin të angazhuara 31 650 anije me 350,973 milion bru. ton. të regjistruara (nga këto 169,7 milion BTR rezervuare dhe 181,2 milion BTR për zbarkime të thata). Ngritja e xhiros nga 1 prilli i vitit 1976 deri më 1 prill 1977 ishte 20,955 milion BTR. Që nga 1 janari 1960 deri më 1983 flota tregtare botërore është rritur për 229,9 milion BTR. Më 1 janar 1976, Flota Ro-Ro (Roll on - Roll off) përbëhej nga 444 anije me 1,9 milion BTR, Flota kantina (Container) nga 378 anije me 377 748 TEU (Twenty Foot equivalent Unit), flota LNG/LPG (Liquefied Natural Gas/ Liquefied Petroleum gas) nga 453 anije me 4,9 milion m3 vëllim.

Flota* tregtare më të mëdha
Vendi19771955
Liberia71 978-
Japonia37 9143 740
Britania e M.30 01719 357
Norvegjia27 5087 249
Greqia26 6801 245
Panama16 7943 923
BRSS15 245-
ShBA13 43126 423
Franca10 7893 922
Italia10 1673 911
RFGj8 7592 653

Në vitet '80-ta, rreth 28 % e flotës tregtare është regjistruar në Liberi, Panama, Singapor dhe Qipro. Kjo duket të jetë pasojë që në këto vende, në atë kohë tatimet ishin të ulëta dhe rregulloret për ekipet e anijeve nuk ishin aq të rrepta. Pasi që certifikata e flamurit mund të lëshohej nga çdo konsull i këtyre vendeve, në vitin 1976 humbën 211 anije me 1 326 679 BTR dhe u peshuan 929 anije me 10 095 933 BTR. Në vitin 1976 flota e rezervuave u rritë për 13,9 milion BTR, nga mesi i prillit 1977 në ndërtim gjendeshin 560 anije me kapacitet 18 097 milion BTR. Qarkullimi detar botërorë më 1776 kapte shumën prej 3,3 miliard tonelata.