Jump to content

Flutura Kusari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Flutura kusari)

Flutura Kusari, e lindur në Gjakovë, është juriste e së drejtës së medias. Studimet i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe doktoraturën në Ghent UniversityBelgjikës.

Flutura drejton programin e mbrotjes ligjore të Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe punon me organizata ndërkombëtare për përmisimin e legjislacionit së lirisë së shprehjes. Ajo ka punuar si koordinatore edhe me organizatat e shoqërisë civile, përfshirë Balkan Investigative Reporting Network (BIRN) si dhe në Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS).[1]

Kusari ka qenë vazhdimisht e angazhuar me projekte të llojllojshme, sic janë ato të AER-it; “Vlerësimi i ndikimit të mbështetjes së AER-it në ndërtimin e kapaciteteve institucionale në Kosovë” dhe “Themelimi i Sistemit Gjithëpërfshirës për Ndihmë Juridike në Kosovë”. Kusari gjithashtu ka qenë një prej antarëve te ekipit të KIPRED-it në pozitën e zyrtares së informimit dhe asistentes së trajnimeve.

Gjatë studimeve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo ka qenë aktive në Këshillin për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, KMDLNJ për një periudhë një vjeçare. Kusari gjithashtu ka dhënë kontribute vullnetare për tri vite në Asociacionin e Studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Perveç të tjerave, Flutura është edhe bashkëthemeluese dhe koordinatore e projekteve tek Juristët e Rinj të Kosovës (KYL), organizatë jo-qeveritare në të cilën ajo punon vullnetarisht.

Flutura gjithashtu ka mjaftë shumë përvojë në gara simuluese sic janë; Gara e gjykatave simuluese në të drejtën ndërkombëtare, Gara e simulimit të Këshillit të Evropës dhe ajo e Kombeve të Bashkuara. Kusari vazhdon të marrë pjesë në gara të tilla si brenda edhe jashtë Kosovës, si trajnere dhe pjesë e jurisë profesionale.[2]

Gjithashtu, ajo këshillon gazetarët për publikimet e tyre nga aspekti ligjor, siç janë shpifjet, fyerjet dhe privatësia.

Disa nga publikimet e saj janë:

  • The impact of Article 10 of the ECHR and the role of the EU with regard to freedom of expression in Kosovo : developments, characteristics and challenges on access to public documents, whistleblowing and defamation[3]
  • Conviction of journalist for reporting about sex abuses in a Christian rehabilitation centre violated Article 10 ECHR.[4]
  1. ^ "Flutura Kusari". European Center for Press and Media Freedom. Marrë më 2019-06-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  2. ^ "Flutura Kusari". Kallxo.com. 2012-03-09. Marrë më 2019-06-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Kusari, Flutura (2018). "The impact of Article 10 of the ECHR and the role of the EU with regard to freedom of expression in Kosovo : developments, characteristics and challenges on access to public documents, whistleblowing and defamation". Ghent University. Faculty of Law and Criminology. D1: 319. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Kusari, Flutura; Voorhoof, Dirk (2014). "Conviction of journalist for reporting about sex abuses in a Christian rehabilitation centre violated Article 10 ECHR". Strasbourg Observers: 4. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)