Fondi i Forcës së Sigurisë së Kosovës
Fondi për Forcën e Sigurisë së Kosovës është krijuar për të mbështetur zhvillimin dhe modernizimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).[1] Ky fond mbledh kontribute nga individë, institucione dhe diaspora shqiptare për të siguruar pajisje dhe trajnim të avancuar për FSK-në.[1] Qeveria e Kosovës ka nënvizuar rëndësinë e fondit si pjesë e përpjekjeve për të forcuar sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare. Deri në vitin 2024, buxheti i FSK-së ka arritur në 153 milionë euro,[2] duke përfshirë edhe mbështetje nga ky fond.[3] Për vitin 2025 janë projektuar 208 milionë buxhet për këtë Ministri.[3] Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se fondi kontribuon në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare për mbrojtje dhe siguri në rajon.[3] Aktivitetet e fondit promovohen shpesh nga diaspora shqiptare, e cila luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e fondeve. Fondi ka qenë një shembull i bashkëpunimit mes qeverisë dhe qytetarëve për të mbështetur qëndrueshmërinë ushtarake të Kosovës.[4][5]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Krasniqi-Veseli, Luljeta (2022-04-01). "Fondi konfidencial i Sigurisë". Radio Evropa e Lirë. Marrë më 2024-12-19.
- ^ "Kurti: Buxheti i vitit 2024, buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë". www.aa.com.tr. Marrë më 2024-12-19.
- ^ a b c Isufi, Antigonë (2024-11-01). "55 milionë euro më shumë priten për buxhetin për mbrojtjen". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. Marrë më 2024-12-19.
- ^ A1 (2022-03-02). ""Devolli Corporation" jep gjysmë milioni euro për Fondin e Sigurisë së Qeverisë Kurti". https://alsat.mk/. Marrë më 2024-12-19.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)|website=
- ^ Press, Bota (2022-05-04). "Ministri i Mbrojtjes tregon detaje për mjetet e mbledhura nga Fondi i Sigurisë". BotaPress. Marrë më 2024-12-19.