Jump to content

Forca e Policisë Mbretërore të Bruneit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Forca e Policisë Mbretërore të Bruneit, FPMB (Malay: Polis Diraja Brunei (PDB)) është përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe të ligjit në Brunei. FPMB-ja ka qenë një nga 190 anëtarët e INTERPOL-it, një organizatë ndërqeveritare në mbarë botën që nga viti 1984.

Me një forcë prej më shumë se 4'400 oficerësh, FPMB-ja është përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe të ligjit dhe ofrimin e shërbimeve të zbatimit të ligjit. Mandati për FPMB-ën në mbajtjen e ligjit në Sulltanatin e Bruneit Darusalam përfshin parandalimin, zbulimin dhe hetimin e krimit, mbledhjen e inteligjencës kriminale, kontrollin e trafikut, detyrat e shoqërimit (VIP-at, paratë, të burgosurit), patrullën e detit dhe kufirit, rendin publik, trazirat si dhe kontrolli i ngjarjeve publike. [1]

  1. ^ "Brunei". www.interpol.int (në anglisht). Marrë më 2022-10-19.