Jump to content

Forcat e Armatosura të Republikës Domenikane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Forcat e Armatosura të Republikës Dominikane (spanjisht: Fuerzas Armadas de la República Dominicana) janë forcat ushtarake të Republikës Domenikane. Ato përbëhen nga rreth 56,000 personel aktiv në detyrë. Presidenti është komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës Domenikane dhe Ministria e Mbrojtjes (spanjisht: Ministerio de Defensa de la República Dominicana) është organi kryesor drejtues i forcave të armatosura. Misionet kryesore të Forcave të Armatosura të Republikës Domenikane janë mbrojtja e kombit dhe mbrojtja e integritetit territorial të vendit. Forcat e Armatosura të Republikës Domenikane janë ushtria më e fortë në Karaibe pas Kubës.