Jump to content

Forcat e Armatosura të Kamboxhias

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Forcat e Armatosura Mbretërore Kamboxhiane (FAMK) është forca ushtarake kombëtare e Kamboxhias. Komandanti i Përgjithshëm Suprem është Mbreti Norodom Sihamoni. Që nga viti 2018, gjenerali Vong Pisen ka qenë Komandant i Përgjithshëm i FAMK-së si kreu i Ushtrisë, Marinës, Forcave Ajrore dhe Xhandarmërisë. [1] [2] Forcat e armatosura funksionojnë nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare. Sipas kushtetutës së vendit, FAMK-ja është e ngarkuar me mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Mbretërisë së Kamboxhias. [3]

Ajo u krijua në 1993 nga një bashkim i Forcave të Armatosura Popullore Kamboxhiane (FAPK) dhe Ushtrisë Kombëtare të Kampuçeas Demokratike (UKKD), e cila përfshinte Kmerët e Kuq, Frontin Nacional Çlirimtar Popullor Kmer (FNÇPK) dhe Frontin e Bashkuar Kombëtar për një Kamboxhia të Pavarur, neutrale, paqësore dhe bashkëpunuese (Front uni national pour un Cambodge indépendant, neutre, pacifique, et coopératif, FUNCINPEC). Pararendësi i FAPK-së ishte Forcat e Armatosura Revolucionare Popullore Kampuçean (FARPK), e krijuar në vitin 1979 me mbështetjen e Ushtrisë Popullore të Vietnamit (UPV). [4]

  1. ^ "New Commander-in-Chief for RCAF". KHMER TIMES. 22 mars 2017. Marrë më 23 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Three top military commanders appointed as senior ministers". The Phnom Penh Post. 6 shtator 2018. Marrë më 23 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Hun Manet is now a four-star General". The Phnom Penh Post. 2 korrik 2018. Marrë më 23 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "VGP News | National historical relic inaugurated in Đồng Nai – National historical relic inaugurated in Dong Nai". 2 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)