Shko te përmbajtja

Kmerët e Kuq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Khmer Rouge)

Kmerët e Kuq ose (en : Khmer Rouge) ishin organizata shtetërore e Partisë Komuniste në Kamboxhia e cila me urdhërat e Liderit Pol Poti masakruan mbi 2 milion qytetarë të pafajshëm të Kamboxhias.

Viktimat e Gjegjnocidit ne Kamboxhia

Kamboxhia vazhdonte të ishte koloni franceze që nga viti 1887 e deri në vitin 1953, kur Franca emëroi Norodom Sihanouk si mbret të Krahinës Kamboxhias, mirëpo mbreti Norodom Sihanouk filloi një fushatë politike për të pavarësuar Kamboxhën nga Franca dhe këtë e arriti me negociata me Francën. Ndërkohë lufta në Vietnam forcoi lëvizje të reja revolucionare komuniste, ku një ndër do ishte një grup intelektualesh kamboxhian të shkolluar në ParisFrancës dhe të cilët udhëhiqeshin nga Pol Poti, Ky grupim u vetëquajt si Kmerët e Kuq dhe fitoi përkrahjen e popujve fqinj komunistë dhe shteteve fqinje si Rusia, Vietnami dhe Laosi.

Origjina e Partisë komuniste në Kamboxhia e ka zanafillën që nga Lufta e Dytë Botërore ku Pol Poti, lideri kësaj partie po kryente studimet për Shkenca politike në Paris, kryeqytetin e Francës. Në Fillim Partia Komuniste me Organizatën Kmerët e Kuq në fillim Shtetit i vendosen një emër sipërfaqësor shtetit të Kamboxhias që quajtën Qeveria Demokratike e Kampuchias të cilët përdoren Mbretin Norodom Sihanouk si qeveri kukull dhe së bashku me liderin Pol Potin i cili ishte lider i Partisë Komuniste dhe kryeministër i shtetit.

Pra Pol Poti dhe Kmerët e Kuq e kishin organizuar planin për ta okupuar shtetin qysh nga viti 1949, kur Kina pranoi Partinë Komuniste në Pushtet me Lider Mao Cedunin.

Krijimi dhe fuqizimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas kthimit në Kamboxha në 1953, Pol Poti u përfshi plotësisht në punën e partisë. Fillimisht, ai iu bashkua forcave të lidhura me Vietnamin Verior. Që nga viti 1950, Pol Poti bëri vizita të shpeshta në Republikën Popullore të Kinës, ku mori trajnime politike dhe ushtarake, sidomos mbi teorinë e diktaturës së proletariatit, nga stafi i Partisë Komuniste Kineze. Në shtator 1960, 21 udhëheqës të Partisë Revolucionare Popullore të Kmerëve mbajtën një kongres sekret në stacionin e Pnom Penit.

Në vitin 1968, pas ndryshimit të emrit të partisë në Partia Komuniste e Kampuçesë dhe mbështetjes së udhëheqjes për luftë të armatosur kundër qeverisë së Sihanoukut, u formuan zyrtarisht Kmerët e Kuq dhe nisën një kryengritje kombëtare në Kamboxha.[1] Megjithëse Vietnami i Veriut nuk ishte njoftuar për këtë vendim, forcat e tij i siguruan Kmerëve të kuq strehim dhe armë pasi nisi kryengritja. Mbështetja vietnameze e bëri të pamundur që ushtria kamboxhiane ta kundërshtonte kryengritjen me efektivitet. Për dy vitet e ardhshme, kryengritja u rrit, ndërsa Sihanouk bëri shumë pak për ta ndalur. Ndërsa kryengritja forcohej, partia më në fund shpalli hapur veten si Partia Komuniste e Kampuçesë.[2]

Rritja dhe ardhja në pushtet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tërheqja politike e Kmerëve u rrit si pasojë e krizës politike që u krijua pas rrëzimit të Sihanouk si kreu i shtetit në vitin 1970. Kryeministri i kohës Lon Nol rrëzoi Sihanouk-un me mbështetjen e Asamblesë Kombëtare. Ndërkohë Sihanouk, i cili ndodhej në mërgim në Pekin, krijoi një aleancë me Kmerët e Kuq sipas këshillës së Partisë Komuniste Kineze dhe u bë kreu i një qeverie në mërgim të dominuar nga Kmerët e Kuq, e njohur me inicialet franceze GRUNK dhe e mbështetur nga Kina.Qeveria, ku bënin pjesë Kmerët e Kuq, në fillim të formimit të saj kishte emrin Qeveria Demokratike e Kampuçesë me mbret Norodom Sihanouk dhe Kryeministër Pol Potin, liderin e Partisë Komuniste.

Më 29 mars 1970, Vietnami i Veriut nisi një ofensivë kundër ushtrisë kamboxhiane, e cila, sipas dokumenteve sovjetike, u kërkua drejtpërdrejt nga Kmerët e Kuq. Forcat vietnameze pushtuan shpejt pjesë të mëdha të lindjes së Kamboxhës dhe i dorëzuan territoret e fituara kryengritësve lokalë. Kmerët e Kuq krijuan zona “të çliruara” në jug dhe jugperëndim, duke vepruar në mënyrë të pavarur nga Vietnami i Veriut.[3]

Pas vizitës së Sihanouk-ut tek Kmerët e Kuq në terren, radhët e tyre u zgjeruan nga 6,000 në 50,000 luftëtarë. Shumë nga rekrutët e rinj ishin fshatarë apolitikë që luftonin në mbështetje të mbretit, jo për komunizmin, të cilin e kuptonin pak. Mbështetja popullore e Sihanouk-ut në zonat rurale të Kamboxhisë i mundësoi Kmerëve të Kuq të zgjeronin fuqinë dhe ndikimin e tyre, duke arritur deri në 1973 kontrollin de facto mbi shumicën e territorit kamboxhian, edhe pse mbi një pakicë të popullsisë. [4]

Rreth vitit 1975 kur lufta në Vietnam përfundoi me fitoren e Vietnamit Verior, ndër shtetet e fituese u rradhit edhe Kamboxhia. Me këtë fitore Kmerët e Kuq u pritën si çlirimtar të popullit të Kamboxhias. Por gjatë viteve 1972-1979 ShBA-ja filloi disa bombardime në Vietnam dhe Kamboxhia u përfshi në këto sulme. Gjatë viteve 1973-1979 Kmerët e Kuq filluan ekzekutimin e popullatës Komboxhiane.

Deri në vitin 1975, me qeverinë e Lon Nol që po mundej, u bë e qartë se ishte vetëm çështje kohe para se qeveria të bjerë. Duke pasur mbështetje të madhe popullore në zonat rurale, kryeqyteti Pnom Pen ra më në fund në duart e Kmerëve të Kuq më 17 prill 1975.[5]

Ndarja administrative e shtetit gjatë viteve 1975-1978
Flamuri i Republikës Komuniste të Kamboxhës

Republika Komuniste e Kamboxhës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pol Poti në vitin 1979.

Më 5 janar 1976, Kmerët e Kuq shfuqizuan Qeverinë Mbretërore të Bashkimit Kombëtar të Kampuçisë (GRUNK) dhe miratuan Kushtetutën e Kampuçisë Demokratike, ku punëtorët dhe fshatarët shpalleshin “pronarë” të fabrikave dhe tokave të tyre, ndërsa provincat u zëvendësuan me shtatë zona administrative, me komitete të udhëhequra nga anëtarë të partisë dhe fshatarë të varfër.

Kmerët e Kuq mbajtën Sihanoukun si figurë simbolike deri në prill 1976, kur ai dha dorëheqjen, që më pas u vendos nën arrest shtëpiak dhe më vonë shkoi në SHBA dhe pastaj në Kinë. Menjëherë pas marrjes së plotë të pushtetit, Kmerët e Kuq nisën të imponojnë punën në grupe sociale të vogla të citat komandoheshin nga Ushtarët e Kmerëve të Kuq e duke vijuar më pas me reforma agrare nga më të rreptat të para ndonjëherë, që nisën të shkaktojnë vdekje e atyre që punonin nëpër kampet e Kmerëve të Kuq.

Pol Poti vuri rregulla të cilat ishin shumë tirane dhe synonin përhapjen e një socializmi ekstrem. Ndër rregullat e vendosura ishin gjithashtu: ndalimi i takimeve mes familjarëve, eleminimi fizik i personave me aftësi të kufizuara. ndalimi i shkollimit në qytete. Kmerët e Kuq mbyllen gjithashtu objektet fetare dhe religjioze si për myslimanet ashtu edhe për katolikët dhe fetë e tjera. Kush nuk pajtohej me sistemin të vendosur nga Partia Komuniste burgosej dhe vritej ose keqtrajtohej.

Partia Komuniste e Udhëhequr nga Pol Poti vendoste rregulla dhe Kmerët e kuq i zbatoni i ato.

Gjatë viteve 1974-1979 Kmerët e Kuq vranë rreth 2 milionë banor të Kamboxhas. Njerëzit vriteshin nëpër Kampe dhe Burgje apo edhe në Masakra të ndryshme. Kjo fushatë vrasjes u emërtua më pas si Gjencoidi i Kamboxhias. Po ashtu Kmerët e Kuq vranë shumë mjek dhe intelektualë të cilët u quajtën si tradhëtar të shtetit komunist. Ky gjenocid vazhdoi derisa Kmerët e Kuq filluan ekzekutimin e minoritetit vietnamez dhe atij tajlandez në Kamboxhia, duke shkaktuar ndërhyrjen ushtarake nga Vietnami.

Duke pasur frikë se Vietnami do të sulmonte Kamboxhen, Pol Pot urdhëroi një pushtim parandalues ndaj Vietnamit më 18 prill 1978. Forcat e tij të Kmerëve të Kuq kaluan kufirin dhe plaçkitën fshatrat përreth, kryesisht në qytetin kufitar Ba Chúc. Nga 3,157 civilët që jetonin në Ba Chúc, vetëm dy shpëtuan nga masakra. Këto forca të Kmerëve të Kuq u tërhoqën nga vietnamezët.[6] Pas disa viteve konflikt kufitar dhe një fluksi refugjatësh nga Kamboxha, marrëdhëniet me Vietnamin u prishën në dhjetor 1978, dhe më 25 dhjetor forcat vietnameze së bashku me Frontin e Bashkuar Kampuchez për Shpëtimin Kombëtar, themeluar nga Heng Samrin dhe përfshirë shumë ish-anëtarë të pakënaqur të Kmerëve të Kuq, sulmuan Kamboxhën.

Ushtria Vietnameze në janar 1979 hyn në kryeqyteti kamboxhaian Pnom Pen dhe shtyp regjimin e kmerëve të kuq, duke pushtuar Kamboxhian. Partia Komuniste e Kamboxhës u shpërbë në vitin 1981.


Aktivistët e Kmerëve të Kuq që kaluan në anën tjetër ndihmuan vietnamezët dhe me miratimin e Vietnamit, u bënë bërthama e Republikës së Re Popullore të Kampuçeze. Qeveria e re u quajt shpejt nga Kmerët e Kuq dhe Kina si një qeveri kukull.

Lideri ishte Pol Pot. Pol Pot-i e udhëhoqi prej 1976 deri 1979 ka lindur në 19 maj 1925 në Prek Sbov, Cambodia dhe ka vdekur në 15 prill 1998 në Anlong Veng, Cambodia. Emri i tij i vërtet ishte Saloth Sâr.

Sipas Pol Potit, shoqëria kamboxhiane përbëhej nga katër klasa: fshatarë, proletariat, borgjezi dhe feudalë, ndërsa shoqëria pas-revolucionare, sipas Kushtetutës së Kampuçisë Demokratike të vitit 1976, përfshinte vetëm punëtorët, fshatarët dhe “të gjithë të tjerët që punonin”. Anëtarët e Partisë Komuniste të Kampuçesë duhej të merrnin pjesë në takime të rregullta, shpesh çdo ditë, ku ushtrohej kritika dhe vetëkritikë, duke krijuar një atmosferë vigilence dhe dyshimi të vazhdueshëm brenda lëvizjes.[7]

Ideologjia e Kmerëve të Kuq u formësua nga një luftë për pushtet në vitin 1976, ku qendra e partisë e udhëhequr nga Pol Pot mundi elementët e tjerë rajonalë të udhëheqjes. Ideologjia e Qendrës së Partisë kombinonte elementë të komunizmit me një formë të fortë ksenofobike të nacionalizmit khmer. Për shkak të sekretit të saj dhe ndryshimeve në mënyrën se si prezantohej, interpretime akademike të pozicionit politik të saj ndryshojnë shumë, nga konsiderimi si lëvizja më “e pastër” marksiste-leniniste deri tek përshkrimi si një “revolucion fshatar” anti-marksist. Liderët dhe teoricienët e saj zhvilluan një ideologji dalluese dhe eklektike “post-leniniste” që përfshinte elementë të stalinizmit, maoizmit dhe teorisë postkoloniale të Frantz Fanon. Në fillim të viteve 1970, Kmerët e Kuq shikonin modelin e Shqipërisë së Enver Hoxhës si shtetin komunist më të avancuar të kohës.[8]

Ndërsa Partia Komuniste e përshkruante veten si “shteti komunist numër 1” pasi mori pushtetin, disa regjime komuniste, si Vietnami, e konsideruan atë një devijim maoist nga marksizmi ortodoks.[8]

Ideologjia e Kmerëve të Kuq parashikonte se mënyra e vetme e pranueshme e jetesës ishte ajo e punëtorëve të varfër bujqësorë. Fabrikat, spitalet, shkollat dhe universitetet u mbyllën, dhe profesionistë si avokatët, mjekët, mësuesit dhe inxhinierët u konsideruan kërcënim për regjimin e ri. Feja, muzika dhe radio u ndaluan, paratë u shfuqizuan, dhe të gjitha aspektet e jetës ishin të rregulluara; njerëzit nuk mund të zgjidhnin bashkëshortët, vendin e punës apo veshjet e tyre. Me shpalljen e “Vitit Zero”, Pol Pot synonte të krijonte një shtet të përqendruar te idili rural, ku të gjithë qytetarët jepnin besnikëri duke ndaluar çdo lidhje personale, komunitare ose fetare.[9]

  1. Ross, Russell R. (1987). Cambodia: A Country Study (në anglisht). LCCN 89600150.
  2. Frey, Rebecca Joyce (2009). Genocide and International Justice (në anglisht). Infobase Publishing. fq. 266–267. ISBN 978-0816073108. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2023. Marrë më 18 tetor 2020.
  3. Sutsakhan, Lt. Gen. Sak, The Khmer Republic at War and the Final Collapse. Washington, D.C.: United States Army Center of Military History, 1987. p. 32.
  4. "Chronology of the Khmer Rouge Movement". Cambodia Tribunal Monitor (në anglisht). Marrë më 2025-08-04.
  5. "Khmer Rouge". HISTORY (në anglisht). 2018-08-21. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2022. Marrë më 2023-09-29.
  6. Morris, Stephen J. (1 janar 1999). Why Vietnam Invaded Cambodia: Political Culture and the Causes of War (në anglisht). Stanford University Press. fq. 25, 32, 93–97, 102–04, 107, 111, 159. ISBN 0804730490.
  7. Short 2004, ff. 233–34.
  8. 1 2 Kiernan, Ben (2008). The Pol Pot Regime . 1975-79: Race, Power, and Genocide in Cambodia under the Khmer Rouge, 1975-79 (në anglisht). New Haven, CT: Yale University Press. ISBN 978-0-300-14299-0.
  9. "Holocaust Memorial Day Trust | Khmer Rouge ideology". Holocaust Memorial Day Trust (në anglisht). Marrë më 2025-08-19.