Fortesa Orana
Fortesa Orana është përfaqësuese e Kosovës në karate.
Fortesa (Qerim) Orana u lind më 19. 10. 1996. në Gjilan. Arsimin fillore dhe të mesmen ka përfunduar në vendlindje, ndërsa studimet për Kulturë Fizike i ka filluar në Universitetin " Hasan Prishtina " në Prishtinë.
Dëshira për sportin e karatesë i ka lindur që në moshën 7 vjeçare.Pasioni dhe dëshira për të garuar dhe sukseset idhin arsyet që ka vazhduar të merret me karate. Që nga fillimi e deri më tani është anëtare e klubit të karatesë " Eliat" të Gjilanit.
Fortesa Orana është anëtare e klubit të karatesë Elita nga Gjilani, e cila përfaqëson Kosovën në aktivitete të ndryshme të mbajtura në shumë gara ndërkombëtare. Fortesa ka fituar dy medalje të arta në Kupën Ozawa dhe medaljen e bronzit në International Open Junior.[1] Orana ka fituar medaljen e artë dhe është suksesi më i madh i përfaqësueses së Kosovës nga udhëtimi në Katar.Reprezentuesit e karatese kosovare, Fortesa Orana dhe Orges Arifi, jane fitues te medaljeve te arta ne Turneun Nderkombetar te Karatese "Austrian Junior Open 2012" i cili eshte mbajtur mbreme ne Salzburg te Austrise. Fortesa Orana beri luftra te shkelqyeshme. Ne finale mposhti garuesen e Kroacise.[2] Orana u cilësua si sportiste më e dalluar e karatesë në 2012, gjatë një ceremonie që u organizuar nga drejtorati për Rini, Kulturë dhe Sporti, i mbështetur nga kryetari i komunës së Gjilanit, e cila u shpall si një nga asportistët më të shquar në Gjilan. Fortesa Orana është shpallur edhe karateiste e viti 2012 të FKK nga Federata e karates.[3]
KK.Elita ka shumë garues cilësor, por më e mira është Fortesa Orana në vitin 2013 që ka arritur të siguroj 29 medalje, prej tyre 15 te arta, 6 te argjenta dhe 8 te bronzta.Pra, bëhet fjal për një garuese shumë cilësore që është kampione e Kosovës në kategorinë e vetë.[4]
Fortesa Orana si përfaqësuese e Karatesë së Kosovës ishte pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian për Kadetë, Juniorë dhe U21 i cili u mbajt nga 6 deri më 8 shkurt ne Cyrih, Zvicër.[5]
Fortesa Orana ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik për senior, që u mbajt më 24 03 2018 në Stamboll të Turqisë. Karateistja kosovare mundi në finale serben Andriana VIkovac, në kategorinë +68 kg.[6]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2015. Marrë më 5 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2015. Marrë më 5 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2016. Marrë më 5 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://2lonline.com/category/lajmet/article-page.php?id=2483[lidhje e vdekur]
- ^ http://www.albinfo.ch/karateistet-kosovare-pjesemarres-ne-kampionatin-evropian-ne-cyrih/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 24 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |