Francesco Rosi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Francesco Rosi (Montecalvario, Napoli, 15 nëntor 1922-Romë, 10 janar 2015) ka qenë një regjisor i njohur filmi italian, ndër kryesorët e brezit aktiv në vitet 60-70 që ktheu në film dukuritë sociale të Italisë së pas-Luftës së Dytë Botërore.[1]

I quajtur "investigues kinematografik", Rosi ka fituar të gjitha çmimet më të rëndësishme kinematografike me filmat e tij, të cilat kanë të gjitha subjekte realiste. Në filmat e tij, Rosi përshkroi lëvizjet kaçake irredentiste kundër pushtetit qëndror në Siçilinë e pasluftës me Salvatore Giuliano (1962); korrupsionin e pamëshirshëm gjatë spekulimeve ndërtimore në Napoli me Le mani sulla città ("Duart mbi qytet", 1963); krimin politiko-ekonomik ndërkombëtar me Il Caso Mattei ("Çështja Matei", 1972); mafian siçiliano-amerikane me Lucky Luciano (1973); lidhjet e politikës me krimin në Siçili me I cadaveri eccellenti (Kufomat e nderuara, 1976), dhe prapambetjen e jugut me Cristo si è fermato a Eboli (Krishti u ndal në Eboli, 1979, mbështetur në librin e Carlo Levit).

  1. ^ Robinson, David; Lane, John Francis (11 janar 2017). "Francesco Rosi obituary: Avowedly political Italian film-maker who won the Palme d'Or for his 1972 movie The Mattei Affair". The Guardian.