Gjeografia e fshatit Fterra
Fterra shtrihet në jug-jug-perëndim të Kurveleshit. Ndodhet i kufizuar me fshatrat ne juglindje meGolëmin ne veri pereendim me Corraj, ne perendim me Borshi i Vjetër, si edhe kalaja e Sopotit apo kalaja e Borshit
Gjatësia maksimale e territorit të saj është rreth 11 km. me orientim Veriperëdim-Juglindje dhe gjerësia maksimale 4.4 km., me gjerësi mesatare rreth 3.6 km. Sipërfaqja e përgjithshme e territorit të fshatit Fterrë është rreth 37 km2 .
Territori i Fterrës, sipas morfologjisë, shtrihet në dy lugina: ajo e Fterrës në perëndim dhe ajo e Galishtit në lindje. Territori është malor dhe më pak kodrinor. Kuota më e lartë është maja e Lëpjetës në lindje 1596 m. mbi nivelin e detit dhe më e ulët në jug-perëndim në bashkimin e përroit të Langadhës me lumin e Fterrës 130 m. mbi nivelin e detit. Fshati ndodhet rreth kuotave 350 deri 400 m. mbi nivelin e detit.
Përgjat luginës së Fterrës kalon rruga automobilistike Borshi- Fterrë -Kuçi (Vlorë) me gjatësi rreth 23 km. ( prej të cilave 9.5 km. brenda territorit ). Nga qendra e Fterrës dalin disa rrugë këmbësorësh, si rruga Fterrë -Çorraj, Fterrë -Qafa e Rrëmullës-Gurrë dhe Galisht si dhe Fterrë -Lug në drejtim të Golëmit.
Dy luginat e përmendura më sipër ndahen nga njëra-tjetra nga vargmali Lajthi-Gjothanas-Balash-Gargull me shtrirje veri-jug. Në të dy luginat ka burime të shumta uji, që sipas rrjedhshmërisë klasifikohen në burime dhe kroje. Më kryesore janë burimi i Ixorit, i Ngurrëzës, i Gjezhdanicës dhe ai i Langadhës (në luginën e Fterrës ), i Gurrës në luginën Gurrë-Galisht si dhe ai i Vidhezës ne Galisht. Ujrat janë karstike dhe dalin në kontaktet e flishit të paleogenit si shtresë ekranizuese me gelqerorët. Të gjitha ujrat dalin në faqet lindore të luginave. Sasia e ujrave varion mesatarisht në vit nga disa litra në sekond deri në rreth 600 litra/sek që ka burimi i Gjezhdanicës.
Sipërfaqja prej 25 km2 . është e mbuluar nga pemëtaria, pyjet dhe shkurret me gjelbërim gjithëvjetor.
Klima është mesdhetare me një ekuilibër të lagështirës, freskisë dhe temperaturës. Në vartësi të relievit dhe lartësisë së tij mbi nivelin e detit, dallohen mikrozona klimatike, të cilat ndikojnë në larminë e llojin e bimësisë dhe të gjallesave. Temperaturat në dimër janë 8o-9oC dhe në verë 20o- 30o C. Zotërojnë erërët nga jugu me shpejtësi mesatare 3-5 m/sek., në mesditë haset puhia detare, ndërsa gjatë natës vepron puhia tokësore. Bien mesatarishte mbi 1200 mm. reshje në vit. Në dimër bien edhe reshje dëbore, të cilat në zonën e ulët nuk qëndrojnë më shumë se 1-2 ditë, ndërsa në kuota të larta qëndrojnë disa muaj dhe rrallë e kalojnë muajin prill. Për sqarime më të plota, më poshtë jepet harta e territorit të fshatit Fterrë në shkallën 1: 40 000 e karakterit topografik-gjeografik e shoqëruar me listën e elementeve morfologjikë të terrenit, si maja, qafa, brigje, shpate, burime, kroje, ara etj.
Pasuritë e nëntokës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ujrat nëntokësorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në territorin e Fterrës dalin 42 burime uji , të grupuara në burime uji me prurje më të mëdha dhe me prurje të vogla. Burimet kryesore janë Ixori me prurje 40 l/sek, Ngurreza me 250 l/sek, Gjezhdanica me rreth 600 l/sek. Në luginën e Galishtit janë burimi i Gurrës dhe ai i Vidhezës me prurje të vogla. Karakteristike e ketyre ujrave është prurje e tyre gjithëvjetore me ndryshime të vogla.
Cilësia e ujrave është e mirë. Fortesia rreth 8 gradë; temperatura e ujit lëviz nga burimi në burim nga 9o -12o C.
Minerali i fosforiteve, del në horizontin e kretakut të sipërm. Për këtë janë kryer punime kerkimi nga Ndërmarrja Gjeologjike e Gjirokastrës në vitet 1976-1985, nga të cilat janë përcaktuar sasia dhe cilësia e mineralit.
Studime të plota të horizontit fosfatik ka kryer Prof. Afat Serjani(kerkohet citim!!!) dhe shumë studjues të tjerë, duke filluar që nga vitet 1970 e deri në vitin 1985. Nga punimet dhe studimet ka rezultuar që permbajtja e P2 O5 luhatet nga 5% - 15% dhe trashësia lëviz nga 0.25 m. deri 0.7 m. për shtresën më të pasur.
Minerali i dolomitit , lidhet me depozitimet e triasikut të sipërm me një përmbajtje të lartë që lëviz nga 18-21.8% MgO. Dolomiti dallohet me vështirësi nga gelqerorët. Në Fterrë del në rrugën automobilistike pranë burimit të Ngurrëzës në formën e një gelqerori të shkrifët si dhe në qafën e Qishës e të Hamuriqes. Për këtë mineral studime më të plota ka kryer Prof. Serjani të paraqitur në temën “Rreth përbërjes kimike të shkëmbenjve në brezat antiklinale te Kurveleshit, të Çikes”.( Bot. shk.gjeol. N2, 1986).
Shistet bituminoze vanadium mbajtëse, që dalin në kontaktin midis dolomiteve të triasit të sipërm dhe gëlqerorit masivë të triasit të poshtëm e të mesëm. Këto shiste (petëza të qymyr gurit që mund të digjen) dalin në Vranare, në Hallamëma, në Boke, në Borshin e vjetër, në Dërrasën e Lugut (gropat e Qerimit). Përmbajtja e vanadiumit është relativisht e lartë, por duke qenë se rezervat gjeologjike janë të pakta (të paktën për thellësinë e studiuar), tani për tani mbeten pa vlera praktike. 5. Në kuptimin gjeologjikë edhe praktik shkëmbinjtë gëlqerorë janë pasuri, por meqënëse janë shumë të përhapur, vlera e tyre nuk ndihet.
Harta e Fterrës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dhënat kryesore:
- Shtrirja gjatësore Veri Perëndim - Jugë Lindje
- Gjatësia maksimale rreth 11 km
- Gjerësia maksimale rreth 4,4 km
- Gjerësia mesatare rreth 3,56 km
- Sipërfaqja gjithësej 39,56 km2
- Kuota më e ulët mbi nivelin e detit është Përroi Langadhës 130 m.
- Kuota më e lartë mbi nivelin e detit është Maja e Lëpjetës 1596 m.
- Burime në kuotën më të lartë me nivelin e detit janë Ngurrëza 400m dhe Ixori 385 m. Në luginën e Galishtit është Kroi i Hundës së Drerit 1230 m.
- Gjatësia e rrugës automobilistike (brenda kufirit të fshatit) është 9,5 km
Toponimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Burimet dhe krojet
- Burimi i Ixorit, Burimi i Ngurrëzës, Burimi i Ujit të Pak, Burimi i Gjezhdanicës, Burimi i Konde, Burimi i Lone, Burimi i Langadhës, Burimi i Lugut te Thellë, Burimi i Dedecit, Burimi i Gurrës, Burimi i Hejazit, Kroi i Çetës, Kroi i Çerricës, Kroi i Mertilagjes, Kroi i Gjishtires, Kroi i Mustos, Kroi i Bedrinit, Kroi i Gërthit, Kroi i Dardhave, Kroi i Moqilave, Kroi i Moçalit te Avdiut, Kroi i Moçalit te Çokës, Kroi i Shelqit, Kroi i Gërbenit, Kroi i Hauzeve, Kroi i Poriut, Kroi i Kretës, Kroi i Qytezës, Kroi i Vidhezës, Kroi i Xhame, Kroi i Grykës së Lale, Kroi i Sheshit te Madh, Kroi i Rrëzë se Shkallës, Kroi i Mere, Kroi i Gëde, Kroi i Çike, Kroi i Asllane, Kroi i Hundës se Drërit, Kroi Qafës se Rrëmullës, Kroi i Krënërit (Lugu), Kroi i Përroit të Zi, Kroi i Brodanit
- Qafat
- Qafa e Shethanasit, Qafa e Hamuriqes, Qafa e Qishës, Qafa e Pirgut, Qafa e Pjetre, Qafa e Veize, Qafa e Fonicës, Qafa e Kopecit, Qafa e Gjokaçes, Qafa e Martezës, Qafa e Rrëmullës, Qafa e Gargullit, Qafa e Arqisë, Qafa e Lëpjetës, Qafa e Hejazit, Qafa e Drërit, Qafa e Peshtanilit, Qafa e Zhuphasanes, Qafa e Kumarovës, Qafa e Mehmete, Qafa e Lleshe, Qafa e Arrës
- Majat - Dhe kuota mbi nivelin e detit ml
- Maja e Bërdës- 439, Maja e Lekes- 415, Maja e Varrit- 350, Maja e Gragullit- 1215, Maja e Martezës- 1161, Maja e Balashit- 1275, Maja e Gjokaçes- 1255, Maja e Lajthisë- 1418, Maja e Fonicës- 1428, Maja e Lazre- 1162, Maja e Gjothanasës- 1341, Maja e Gjeshnikoshit- 1478, Maja e Peshtanlit- 771, Maja e Lëpjetës- 1596, Maja e Thomalleshit- 1353
- Arat
- Arat e Fonicës, Arat e Zhulit, Arat e Kopecir, Arat e Gjokaçes, Arat e Martezës, Arat e Rrëmullës, Arat e Qafës Arrës, Arat e Sheshit Cfitit, Arat e Hejazit, Arat e Murrizes, Arat e Hanisë, Arat e Lukshtave, Arat e Rrahut, Arat e Gurrës, Arat e Sheshit Xhanit, Arat Gropat e Golemit, Arat e Gjozenikut, Arat e Kanacelezës, Arat e Alikos, Arat e Sheshit Madh, Arat e Vidhezës, Arat e Quteces, Arat e Arqisë, Arat me Avlli, Arat e Kretës, Arat e Kushtbabës, Arat e Lugut Fterrës, Arat e Qerimit, Arat e Langadhës, Arat e Gjovizhdes, Arat e Bërdës, Arat e Dardhave, Arat e Vreshtave, Arat e Gomarezës, Arat e Sheshezës, Arat e Mortovicës, Arat e Gjolige, Arat e Gjoplakës, Arat e Gjolagje, Arat e Gjilazrit, Arat e Gjinalisë, Arat e Gjipogave, Arat e Gjezhdanicës, Arat e Gjishtires, Arat e Kumarovës, Arat e Ngurrëzës, Arat e Dëllënjës, Arat e Argëlifdhezës, Arat e Lalucës, Arat e Konjilleshit, Arat e Lumrave, Arat e Lugut të Thellë, Arat e Çerricës, Arat e Korjepes, Arat e Skomoranjet, Arat e Xhingës, Arat e Kikës, Arat e Janjerit, Arat e Hupit
- Hundat
- Hunda e Zabelit, Hunda e Miut, Hunda e Lalucës, Hunda e Gurrës, Hunda e Gjozenikut, Hunda e Madhe, Hunda e haske, Hunda e Drërit
- Harcat
- Harca e Poge, Harca e Hupit, Harca e Purriut, Harca e Ushakthit
- Brigjet
- Bregu i Korjepes, Bregu i Pogës, Bregu i Plepes, Bregu i Lleshe, Bregu i Mesëm, Bregu i Madh, Bregu i Gjilazrit
- Shpellat
- Shpella e Kazhanit, Shpella e Buçke, Shpella e Soroit, Shpella e Guvave, Shpella e Gjolekës, Shpella e Zane
- Lumenjtë e përrenjtë
- Lumi i Fterrës, Lumi i Gjezhdanicës, Lumi i Dukhilës, Përroi i Langadhës, Përroi i Lugut, Përroi i Xhingës, Përroi i Lugut Thellë, Përroi i Gjoplakës, Përroi i Gomarëzës, Përroi i Brodanit, Përroi i Gurrës, Përroi i Lëpushës, Përoi i Rrëmullës, Përroi i Progrit, Përroi i Kancelzës, Përroi i Kanës, Përroi i Hasibesë, Përroi i Kopilit, Përroi i Zi
- Gurët e lëmenjtë
- Guri i Dardhës, Guri i Çokës, Guri i Cjapit, Guri i Gjiknovës, Guri i Shqipes, Gurët e Lon, Gurët e Rarë, Gurët e Hatos, Lëmi i Leke, Lëmi i Tërhoit, Lëmi i Lugut, Lëmi i Ri, Lëmi i Hatos, Lëmi i Avrece
- Të ndryshme
- Dërrasa e Lugutk, Dërrasa e Mullirit, Shtegu i Mënkshit, Shtegu i Dhimës, Shegu i Ponxhes, Buza e Poriut, Buza e Kurprit, Shkëmbi i Kuq, Shkëmbi i Hamzos, Shkëmbi i Leke, Gropa e Bufit, Honi i Zane, Honi i Janjerit, Honi i Hupit