Jump to content

Kalaja e Borshit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kalaja e Sopotit)
Kalaja e Borshit
Xhamia e Haxhi Bedos

Kalaja e Borshit (ose Kalaja e Sopotit siç njihet ne histori) ndodhet mbi një kodër të fshatit Borsh që është 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k.[1]

Kodra e Sopotit, mbi të cilën ngrihet kalaja, ndodhet në Veri të fshatit Borshi dhe ne perëndim te Fterres. Sipërfaqja e saj është shkëmbore.

Nga ana Perëndimore mali formon disa tarraca natyrale, ku duken një sërë mbetjesh të godinave mesjetare. Gjurmë muresh të kohës antike duken në anën jugperëndimore, në një gjatësi prej rreth 10 metra dhe një lartësi prej 1,33 m.

Në sipërfaqen e qytezës, janë gjetur fragmente enësh me vernik të zi, të shekullit të IV para erës sonë .

Periudha e dytë, që shkon nga mesi i shek. IV deri nga mesi i shekullit I p.e.s., shënon zhvillimin më të madh të qytetit.

Gurët janë punuar në forme të tillë që faqja e jashtme të jetë e fryrë, ndërsa faqet e tjera të jenë të rrafshëta, gjë që e afron për nga teknika me muret e Butrintit

Në këtë kohë ai zhvillohet gradualisht si një qytet i formuar dhe zë një sipërfaqe prej 57 ha. Në shekullin IV-I p.e.s qyteti fillon të zgjerohet jo vetëm në pjesën e sipërme të kodrës, por dhe në shpatet perëndimore dhe në zonën Veriore të saj..

Në fillim ai del jashtë kontureve, duke u shtrirë në shpatin perëndimor dhe zbret me muret e tij rrethues deri në mesin e kodrës, duke mbyllur një rrethim të plotë. Linja e murit, në dallim nga muret e fazës së parë, karakterizohet nga kthesa të vazhdueshme me kënde të ngushta, që i japin pamjen e dhëmbëve të sharrës.

Në perandorinë e Bizantit, perandori Justiniani e vuri atë në listën e fortifikimeve në vitet 527-565.

Hyrja e kalase.
Pamje nga kalaja.


Sopoti përmendet me 1192 në Kujtimet e Ana Komnenes vajzës së Perandorit te Bizantit Aleksi I Komnenai.


Kosmografi i mbretit Ruxher të Sicilisë sikulo-arabi el-Idrizi, bën një përshkrim të brigjeve të Shqipërisë dhe në veprene tij "Kitab Ruxher" këtë vend e quan Sopot.[2] Në vitin 1080 në Borsh zbritën Normanet Në fillim të shek. XIII, Sopoti ishte një arkondi në varësi të themës së Vagenetisë.Kalaja e Sopotit ky fortifikim e ka marrë në shekullin e XIII, kur ai kaloi në zotërim të despotit të Epirit Mihal II Komneni, i cili, madje, duhet të ketë ngritur në pjesën e akropolit antik, kalanë mesjetare. Në vitin 1266, Sopoti gjendet në pushtetin e Karlit IAnzhuinëve francezë, më pas në duart e kalorësve gjermanë, e më vonë për shumë kohë nën Republikën e Venedikut.

Në vitin 1258, kështjella e Sopotit iu dha në pajë mbretit të Sicilisë, Manfredit Hohenshtaufen, pas martesës së tij me vajzën e despotit të Artës, Mihal II Engjëlli. Hohenstaufen e mbajne 10 vjet në zoterim te Manfredit. Më 1279, kështjella iu dorëzua pasardhësit të Manfredit, Karlit I Anzhu, nga despoti Niqifori I. Gjatë kryengritjeve të mëdha antibizantine të Shqipërisë së Poshtme, në vitin 1335-1336, kështjella e Sopotit qëndroi në krah të Perandorit Androniku III Paleolog.

Në vitin 1266, Sopoti gjendet në pushtetin e Karlit I të Azhuinëve francezë.Më 1268 Anzhuinet ndërtojne një kishë ne fshat! Më pas në duart e kalorësve gjermanë e më vonë për shumë kohë nën Republikën e Venedikut.

Në 1417 bie në dorë të turqve. Ndërsa në vitin 1458 na shfaqet nën Despotatin e Epirit me emrin Arhonteja e Sopotit (Arcontea Sopotu).

Më 1456, në Sopot zbarkuan trupa katalane të Mbretit të Napolit, Alfonsi V, për t'u përdorur kundër Turqve.

Më 1571 e rimarrin otomanët te cilet o bejne një rindërtim rrënjësor i saj përpara vitit 1558. Në vitin 1566, kështjella e Sopotit, pas asaj të Nivicës, u rrethua dhe u dogj nga rreth 5 mijë kryengritës shqiptarë të fshatrave përreth. Në 1481 zbarkon djali i Skenderbeut! Gjashtë muaj e mbajnë kryengritësit e Manol Mormori! Në vitin 1571, një kompani veneciane e desantuar nga deti, u angazhua në luftime të ashpra me banorët e fshatit. Në vitin 1790 venecianët e humbasin kalanë. Haxhi Bendo Vasili nga Borshi, vasal i Ali Pashë Tepelenës vritet kunder Suljoteve!!!

Në periudhën e mesjetës ajo u përshtat për garnizon ushtarak dhe mori pamjen e plotë të fortifikimit në kohën e Ali Pashë Tepelenës.Periudha më e fundit dokumentohet me një Xhami te rrënuar që mendohet të jete e shekullit të 19. Kjo eshte xhamia e veteme e ruajtur në bregdetin shqiptar.Xhamia ne kala ështe ndertuar nga Haxhi Bendo, mbështetesi i Ali Pashe Tepelenes në këtë zonë. Ne vitet 1913-1914 komandant ka qenë patrioti Mehmet Selim Shahaj dorëzuesi i Ultimatumit të Vlorës.

Rruga deri afër kalasë është shtruar me asfalt dhe mund të vizitohet lehtësisht edhe me makinë. Pamja piktoreske, përgjatë pjesës lindore dhe perëndimore, si edhe perzierja e kultures dhe historisë nga periudha antike me atë mesjetare dhe osmane e bëjnë mjaft atraktive. Nga kalaja pamja ne rrugen gjarperuese per ne Fterrë duket shume piktoreske.

  1. ^ "Kalaja e Borshit". Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit. 2020-11-02. Marrë më 2023-02-21.
  2. ^ "Bregu i Poshtem" Y Hysi dhe V Kumi