Xhamia Haxhi Bendos ose Xhamia e Sopotit në Kalane e Sopotit mbi Borsh mendohet të jetë formësuar në gjendjen e sotme në shekullin e 18. Xhamia në kala është ndërtuar nga haxhi Bendo, mbështetësi i Ali Pashë Tepelenës në këto anë.
Xhamia u shkatërrua nga grekët në shekullin e 20-të. Tashmë është bërë një tentativë për marrjen e lejes për restaurimin e godinës, por bashkia përgjegjëse e Himarës ende nuk e ka dhënë këtë.
Xhamia e Haxhi Bendo Vasilit (Haxhi Bedo) ka një kupolë sferike 6 m X 6 m X 9 m. Në pjesën perëndimore ka një hyrje porte me qemer. Në fasadën jugore dallohet mihrabi. Në krahun lindor dallohet pjesa e mbetur e minares.