Manastiri i Shën Spiridhonit (Vuno)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kisha e Shën Spiridhonit
Kisha e shen Spiridhonit.JPG
Manastri i Shën Spiridhonit, Vuno
Vendndodhja Vuno, Vlorë, Qarku i Vlorës, Shqipëri
Organi drejtues DRKK Vlorë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
Lloji Nën mbrojtje
Kriteret I
Nr. i referencës VL065

Manastiri i Shën Spiridhonit është një monument i trashëgimisë kulturore në Vuno, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri [1].

Përshkrim dhe histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Kisha është monument kulture i Kategorisë së Parë. dhe bën pjesë në nëngrupin e bazilikave me tavan të rrafshë, dhe ka përmasa të brendshme 19.80 x 11.40 m. Ajo përbëhet nga salla qëndrore dhe hajati që ndodhet në pjesën perëndimore. Ajo ndahet me dy arkada mbi kolona guri, me tre nefe gjatësore.[2]

Manastiri i Shën Spiridhonit gjendet në jug të Vunoit, dhe është kisha më e madhe e fshatit. Në një mbishkrim shkruhet se kjo kishë u rindertua në vitin 1778 dhe u pikturua e gjitha në vitin 1784 me harxhet e shpenzimet e banoreve të fshatit. Kisha është e tipit bazilikatë e perbehet nga hajati i mbeshtetur në arkada e kolonada, nga naosi i ndarë në tre nefe, altari dhe apsida. E gjithë kisha ruan vlerat arkitekturore dhe është e pasur me piktura murale. Pas shkaterrimit që pësoi me djegien e gjithë çatisë në vitin 1998 dhe dëmtimet që pesoi në maj të vitit 2014, u realizua restaurimi i plote i kësaj kishe. [3]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Marrë më 15 korrik 2017. 
  2. ^ Himara.gov. "Kisha e Shën Spiridhonit (Vuno fshat):". Marrë më 11 July 2018. 
  3. ^ Vlora News (6 May 2018). "Vuno, Kisha e "Shen Spiridhonit "". Marrë më 11 July 2018. 

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]