Këmba (njësi matëse)
Këmba (ang.: nj. Foot; sh. Feet) është njësi për gjatësi jo në SI, me vlerë sa reth 1/3 e metrit. Ka dymbdhjetë inç në një këmbë dhe tre këmbë në një jard. Simboli ndërkombëtarë për këmbë është ft.
Standardizimi i masave dhe matjeve ka lënë disa standarde të ndyshme të këmbës. Këmba më e përdorur sot është këmba angleze, që përdoret në Mbretërinë e Bashkuar dhe në ShBA, e cila definohet saktësisht me 0.3048 metra. Njësia nganjëhere shënohet me një prim (p.sh. 30′ d.mth. 30 këmbë). Gjithashtu inçat mund të shënjohn me prim të dyfishtë, pra 6′ 2″ d.m.th. 6 këmbë 2 inçë.
Këmba si njësi është përdorur pothuaj në të gjitha kulturat. Këmba e parë standarde e matjes u përdor në Sumeri, një definicion i së cilës është dhënë në statutin e Gudeas nga Lagashi në vitin 2575 p.e.r.
Njësitë angleze rrjedhëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Këmba katrorë korrespondon me 0,09290 m².
- Këmba kub korrespondon me 0,02832 m3.