Fuadi II i Egjiptit
Fuad II | |
---|---|
Mbreti i Egjiptit dhe Sudanit | |
Mbretërimi | 26 korrik 1952 – 18 qershor 1953 |
Paraardhës | Faruku I |
Pasardhës | Monarkia u shfuqizua (Muhamed Nagib si Presidenti i Egjiptit) |
regjent | Ali Mahir Pasha Muhamed Nagib |
Bashkëshorte | Dominique-France Loeb-Picard (m. 1976; div. 1996) |
Fëmijë |
|
Dinastia | Dinastia e Muhamed Aliut |
I ati | Faruku I |
E ëma | Nariman Sadik |
U lind | 16 janar 1952 (70 vjet) Pallati Abdin, Kajro, Mbretëria e Egjiptit |
Fuadi II i Egjiptit (arabisht فؤاد الثاني, turqisht II. Fuad ose Ahmed Fuad; lindur më 16 janar 1952 si Princi Ahmed Fuad) është anëtar i dinastisë së shqiptarit Muhamed Ali, i cili formalisht sundoi si Mbreti i fundit i Egjiptit dhe Sudanit nga 26 korriku 1952 deri më 18 qershor 1953.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fuadi II ka lindur më 16 janar 1952. Ai u ul në fronin mbretëror më 26 korrik 1952 pas abdikimit të babait të tij Mbretit Faruk, që erdhi si pasojë e Revolucionit egjiptian të vitit 1952. Faruku kishte shpresuar se abdikimi i tij do të qetësoj revolucionarët dhe forcat e tjera anti-mbretërore, dhe se djali i tij mund të shërbejë si një forcë unifikuese për vendin. Megjithatë, mbreti i mitur mbretëroi për më pak se një vit deri më 18 qershor 1953, kur Egjipti u shpall republikë. Fuadi II ishte monarku i njëmbëdhjetë dhe i fundit i Dinastisë së Muhamed Alisë, e cila e kishte sunduar Egjiptin (dhe më vonë Sudanin) që nga viti 1805.
Fuad ishte më i vogël se një vjeç kur u ul në fron, kështu ai zyrtarisht kurrë nuk u kurorëzua. Pas abdikimit, Fuadi me babain e tij lëshoi Egjiptin së bashku me familje. Këshilli i Regjencës i kryesuar nga Princi Muhammed Abdel Moneim kanë përfaqësuar formalisht Fuadin në Egjipt gjatë mungesës së tij.
Pasi u shkarkua, Fuadi u soll në Zvicër, ku ai është rritur. Ai më vonë emigroi në Paris, ku u martua dhe kishte tre fëmijë para se të kthehej në Zvicër pas divorcit.
Martesa dhe fëmijët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1976, ai u martua me Dominique-France Picard (e lindur Loeb, më 1948), e bija e Robert Loeb dhe gruas së tij Paule Picard. Ajo u konvertua nga Judaizmi në Islam dhe ka marrë titullin Mbretëresha Fadila e Egjiptit. Çifti kishte tre fëmijë para se u divorcuan më 1996.
Fëmijët e tyre janë:
- MTM Muhamed Ali, Princi i Sa'id (lindur më 5 shkurt 1979)
- MSM Princesha Fevzia-Latifa (lindur më 12 shkurt 1982)
- MTM Princi Fahrudin (lindur më 25 gusht 1987)
Në maj 2010, Fuadi regjistroi një intervistë televizive me ON TV duke folur për vizitën e tij në Egjipt, dhe se çfarë ndjente ai për popullin egjiptian, si dhe për pikëpamjen e popullit egjiptian për babain e tij të ndjerë.
Titujt | ||
---|---|---|
Parardhësi Faruku I |
Mbret i Egjiptit dhe Sudanit 1952–1953 |
Pasardhësi Titulli u hoq |