Fusha e Moravës
Fusha e Moravës së Kosovës shtrihet në mes të zonës së Novëbërdës dhe Gollakut në veri dhe karadakut të Shkupit në jug. Individualitetin e kësaj hapësire gjeografike e ka përcaktuar Morava e Binçës me degët e saj Kriva Reka, Prilepnica, Golema Reka, Livoçi etj. Homogjeniteti i strukturës së rellievit të rrafshët në të cilin lartësia mbidetare është përcaktuar me karakter të relievit të rrafshët në të cilin lartësia mbidetare është rreth 450 e 500 m. Në pjesën më të madhe e bëjnë rrafshin aluviale, duke i dhënë kësaj hapësire karekteristikën themelore të saj. Prej Çerkez Sadovinës deri te lokaliteti Hodanovc e ndan distanca prej 40 km, ndëesa gjerësia më e madhe është në mes të Vitisë dhe Gjilanit. Me 273 km² sa është pjesa më e ulët, Fusha e Moravës është rreth pesë herë se ajo e Kosovës.