Fusha përqark një antene transmetuese dhe ndikimi i saj në shëndetin e njeriut
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Problemi i efekteve shëndetësore të valës elektromagnetike, kurdoherë është i lidhur me shpërndarjen e fushës elektromagnetike në ambientin e interesuar. Është e qartë se në rastin e problemit të marrë në shqyrtim, është me interes identifikimi i fushës elektromagnetike, i madhësive që e karakterizojnë atë, përqark antenës transmetuese, apo siç quhet ndryshe stacionit bazë (SB) dhe përqark vet telefonit mobil.[1]
Për këtë janë dy mundësi kryesore, ose nëpërmjet llogaritjes analitike d.m.th. të shpërndarjes së intensiteteve të fushës në lidhje me koordinatën, ose nëpërmjet matjeve të veçanta.
Llogaritja e distancës maksimale të lejuar nga SB
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëpërmjet llogaritjes analitike mund të përcaktohet distanca maksimale nga antena e SB, në të cilën dendësia e fuqisë do të ishte e barabartë me nivelin referent të rekomanduar nga ICNIRP (International Commission on Non-Ionizing Radiation Protection) për ekspozimin e publikut të gjerë. Distanca maksimale për nivelin e lejuar te dendësisë së fuqisë [2] llogaritet nga shprehja:
Ku:
- NTx - numri i transmetuesve ne SB,
- Sref – dendësia e fuqisë e shprehur ne W/m2,
- EIRP(Effective Isotropic Radiated Power) - fuqia efektive ezotropike e rrezatuar nga antena e SB, në (dBW) në raport me 1 W,
Në përgjithësi kjo është detyrë e operatorit që për sistemin e tij të komunikimit të ndërtoj hartat përkatëse të fushës elektromagnetike të krahasuara me standardet ndërkombëtare , dhe t’i vë ato në dispozicion të të interesuarve. Shpesh, për këtë problem ndiqet rruga e matjeve elektromagnetike, e cila gjithashtu ka probleme.
Dendësia maksimale e fuqisë në distancën e lejuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në literaturën përkatëse[3] thuhet se “matjet ndryshojnë në mënyrë të ndjeshme, sipas mjeteve të matjes së përdorura; në të ndikojnë ndjeshmëria e aparatit të përdorur, izotropia, selektiviteti në frekuencë etj.” Referohet se me një sondë të tipit Thomson, janë realizuar matje në 9 vende publike mjaft të frekuentuara në Paris dhe ka rezultuar se për telefoninë GSM 900 vlerat maksimale të fuqisë, pra niveli i vektorit të Pointingut, rezultonin në intervalin 0.72-0.0056 mW/m2, ndërsa për telefoninë GSM 1800 ato shtrihen në intervalin 0.13-0.018 mW/m2. Po kështu për frekuencat FM dhe të televizionit, vlerat shtrihen në intervalin 0.19-1.2 mV/m; afër Tour Eifel-it fusha është matur në vlerën 2.7 V/m.
Mbi bazën e matjeve të kryera, është me rëndësi të vëmë në dukje, se rrezatimi i gjeneruar nga stacionet bazë te telefonisë mobile, është mjaft modest në krahasim me valët e FM, në këtë kuptim edhe rrezikshmëria e tyre, është e papërfillshme.
Distancat maksimale të lejuara sipas matjeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mendojmë se do të ishte me interes për lexuesin tonë, që për të formuar një ide për fushën elektromagnetike përqark një antene, të paraqitnim në mënyrë orientuese një tablo, identifikuese të realizuar nga matje të veçanta të bëra përqark një antene.
- Për një antenë makrocelulare 900 MHz që ka një hapje vertikale prej 8° dhe një hapje horizontale pre 90°, perimetri i sigurisë që i korrespondon limitit prej 41 V/m, përcaktohet si vijon: 2 m përballë antenës; 20 cm mbrapa saj (ka një sipërfaqe metalike si ekran), mbi dhe nën antenë dhe 1 m në krahët e antenës.
- Për një antenë makrocelulare të vendosur në një shtyllë prej 23 m, vihen në dukje këto rezultate: 15 V/m 10 m përballë antenës; 7 V/m në 20 m përballë saj; 3 V/m në 50 m përballë saj; 2,25 V/m në 5 m poshtë antenës në një distancë horizontale prej 20 m nga këmba e shtyllës dhe 1 V/m në 10 m poshtë antenës në një distancë prej 20 m nga këmba e shtyllës.
- Për një antenë makrocelulare, 1 m larg bordurës se një tarase prej betoni, kemi një vlerë prej 0.5 V/m në 2 m poshtë antenës.
- Për një antenë makrocelulare të vendosur në fasadë, fusha është 15 V/m ne 1 m larg në krah të antenës dhe 1.5 V/m në 1 m distancë nga antena, prapa saj.
- Për një antenë mikrocelulare, në një fasadë, perimetri i sigurisë prej 41 V/m arrihet në 10 cm përqark antenës, lartë e poshtë saj. Në një distancë prej 1 m përballë saj është 50 V/m, prapa antenës, është 3 V/m; në krahët e antenës, në distancën prej 1m, është 10 V/m; përballë antenës në një distancë prej 15 m arrin në 1.5 V/m.
- Për antenat pikocelulare, perimetri i sigurisë prej 41 V/m, është 10 cm larg antenës dhe 5 cm lartë e poshtë saj.
Shqyrtimi i mësipërm i fushës përqark një antene, i përftuar nga matje të kryera nga ekspertë të telekomit francez, të realizuara me sonda izotrope me ndjeshmëri të lartë, marrin vlera përfaqësuese[4] edhe ne tërë spektrin e radio frekuencave. Pra ato mund të shërbejnë për të kryer një identifikim të parë dhe të shpejtë, për probleme konkrete. Kuptohet se zgjidhja e plotë e problemit, kërkon studime konkrete, matje të veçanta.
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Bardhyl Golemi dhe Rozeta Miho "VALA, CELULARI DHE SHENDETI",Tiranë 2007, Faqe 114-115
- ^ T G Cooper, S M Mann, M Khalid and R P Blackwell Public exposure to radio waves nea GSM microcell and picocell base stations
- ^ Les telephon mobiles, leurs station de basem et la sante. Minister de I'amploi et. 2001
- ^ Rapport a L'Agence Francaise de Securite Sanitaire Environnementale: Telepfonie mobile et Sante Jean-Mariearan, Jean-Charles Balomey etj. 2003