Fushat e Zhabarit
Appearance
Fushat e Zhabarit - lokalitet 2–3 km në jug-perëndim të Mitrovicës në territorin e fshatit Zhabar, ku u zhvilluan negociata mes Çetës së Drenicës të kryesuar nga Azem Galica dhe përfaqësuesit të qeverisë së Mbretërisë S.K.S Mihajlo Ceroviqit. Negociatat u zhvilluan në një fushë të hapur në tetor të vitit 1919. Komandanti i Çetës së Drenicës i dorëzoi Ceroviqit memorandumin me shkrim, ku ishin të paraqitura kërkesat e palës shqiptare. Kërkesat për bashkim kombëtar me Shqipërinë, shkolla shqipe etj u paraqitën në emër të gjithë shqiptarëve të robëruar. Këto kërkesa janë të njohura në histori si “Tetë Pikat e Azem Galicës”.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Lena Grafik. fq. 25. ISBN 978-9951-663-35-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)