Jump to content

Gülsün Sağlamer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gülsün Sağlamer (lindur në 1945) është një akademike turke.

Sağlamer lindi në 1945 në Trabzon. Pas përfundimit të studimeve në vendlindjen e saj, ajo përfundoi studimet master në shkollën e arkitekturës në Universitetin Teknik të Stambollit. Ajo përfundoi studimet e doktoraturës në qendrën e Martinit, në departamentin e Arkitekturës – Universiteti i Kembrixh, Britani e Madhe (1975-1976).[1] Ajo u rikthye në Stamboll. Ajo mori titullin e profesoreshës në 1978. Midis 1993-1995 ajo ishte profesoreshë me kohë të pjesshme pranë Universitetit të Belfast në Irlandën e Veriut. [2]

Midis viteve 1996-2004, ajo u zgjodh si rektore e Universitetit Teknik të Stambollit.[3] Ajo ishte rektorja e parë grua në Turqi. Ajo është presidente e Shoqatës Europiane të Rektoreve gra. Midis viteve 2005-2009 ajo u zgjodh në bordin e Shoqatës së Universitetit Europian (EUA). Më vonë ajo u emërua pranë bordit të administratorëve në Universitetin “Kadir Has” si dhe presidente e “Këshillit për Teknologjinë në Turqi”. [4]Momentalisht është pjesë e bordit të redaksisë së botimit periodik “Open House”.

Ajo është një prej tre grave turke akademike në librin e Oksfordit “Gratë shkencëtare: refleksione mbi sfidat dhe të thyerit të kufinjve” nga Magdoina Hargittai.[5]

  1. ^ "European Woman Rectors official page". Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2017. Marrë më 1 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Who's who page (turqisht)[[Kategoria:Artikuj me lidhje të jashtme në turqisht]]". Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2017. Marrë më 1 prill 2018. {{cite web}}: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "İstanbul technical University page (turqisht)[[Kategoria:Artikuj me lidhje të jashtme në turqisht]]" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 qershor 2012. Marrë më 1 prill 2018. {{cite web}}: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "University of Massaachuttes Press". Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2017. Marrë më 1 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Hürriyet newspaper (turqisht)