Gamla bron (Ura e vjetër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gamla bron Umeå 2007-06-24

Gamla bron (ura e vjetër) është ura më e vjetër në Umeå mbi lumin Ume dhe është 301 metra e gjatë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para se Umea të kishte një urë, banorët e kalonin lumin përmes rrugëve të akullta gjatë dimrit dhe me anije gjatë stinëve të tjera.[1]

Gjatë okupimit të dytë rus në Umea në Luftës Finlandeze, rusët në vitin 1809 ndërtuan një urë lundruese nëpër lum. Gjithsesi, pak pas ndërtimit ajo u prish nga përmbytjet e verës.[2] Ndërtimi i një ure në Lumin Ume kushtonte shumë, por guvernatori Gustaf Munthe u interesua për këtë problem kur zuri zyrën në vitin 1856 dhe 1858. Ai dha një mandat për të hetuar vendin ku ura do të ishte më e përshtatshme, për të krijuar vizatime dhe propozime dhe për të llogaritur se sa do të kushtojë ajo. Hetimi tregoi se në periferi, në rrjedhën e sipërme të lumit, baza e lumit ishte më e favroshme për të kryer urën. Kostoja e pritshme e urës ishte 65,450 korona. Por kostoja totale arriti deri në 86,000 korona.[2] Ura u hap në vitin 1863 dhe për një kohë të gjithë udhëtarët duhej të paguanin një tarifë për ta përdorur urën. Pas një dekade u pa e nevojshme të ndërrohej puna e drurit dhe në vitet 1894-95 ajo u zëvendësua me çelik dhe ura mori pamjen që ka sot.

Ura sot[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sot ura është e hapur vetëm për këmbësorë dhe biçikletistë.[3] Gjatë vitit 2013 janë vërejtur krisjet që bënin thirrje për riparime.[4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Olsson Lars Gunnar, Haugen Susanne, Edlund Lars-Erik, Tedebrand Lars-Göran, red. (2013). Umeå 1314-2014: 100 berättelser om 700 år. Skrifter / utgivna av Johan Nordlander-sällskapet, 0348-6664; 30. Skellefteå: Artos & Norma. fq. 103. ISBN 9789175806686. libris=14803107. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e redaktorëve (lidhja)
  2. ^ a b Steckzén, Birger (1981). Umeå stads historia 1588-1888. Norrländska skrifter, 0349-3202; 6 (bot. Facs.-utg. /personreg. har utarbetats av Saga Edstedt och ortreg. av Gun och Kurt Boberg; med en efterskrift av Erik Thelaus). Umeå: Två förläggare. fq. 339, 439–441. ISBN 91-85920-05-3. libris=7753338. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Göransson, Håkan (9 shkurt 2010). "Umeås historia 1810—1896". Umeå Municipality. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2019. Marrë më 15 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Bro i Umeå måste förstärkas". Västerbottens-Kuriren. 21 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2014. Marrë më 15 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)