Gani Ismailati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gani Ismailati lindur më 3 korrik 1932. Arsimin e mesëm e bëri natën, më pas u diplomua në Poloni për projektim e ndërtim anijesh. Në jetën e vet ka bërë punë të llojeve të ndryshme dhe atë të shërbyesit në fëmijëri. Pas diplomimit nuk iu nda dashurisë që e lidh me anijet, kantierin e vetëm të riparim-ndërtimit të tyre. Projektuesi i parë i ndërtimit të anijeve në vend, që e kaloi jetën në Kantierin Detar Durrës, Shqipëria kishte nisur rimëkëmbjen në bazë të një sistemi totalitar që në atë kohë askush nuk e kundërshtonte. Gjithçka kishte nisur të bëhej me forcat dhe kapacitetet vendase, ndërsa një grup të rinjsh ishin dërguar për t’u arsimuar jashtë dhe pritej kontributi i tyre pas kthimit në atdhe. Menjëherë pas diplomimit dhe mbërritjes në Durrës në vitin 1954, ing. Ganiu emërohet në kantierin detar, ku nxiton të vejë në jetë atë çka kishte mësuar. Nuk i mungon iniciativa, po gjithçka duhej nisur nga A-ja. “Kur bota kishte një shekull e gjysmë që ndërtonte anije çeliku, e nisa punën si projektues i barkave të drurit. Prandaj duhej një revolucion teknologjik. Në vitin 1967 ndërtuam një barkë të vogël pilotazhi prej çeliku. Ishte 5 metra e gjatë, po një fillim i mbarë për të vijuar punën në ndërtimin e anijeve dhe për të dalë nga koha e drurit, që na linte në periudhën detare të Mbretëreshës Teutë”. Për idetë dhe projektimet e tij në ndërtimin e anijeve që e bënë vendin të lërë pas epokën e drurit dhe të renditet ndër vendet prodhuese të anijeve tregtare metalike në monizëm, ai u nderua me titullin “Hero i Punës Socialiste”. Në pluralizëm e vlerësuan me titullin “Nderi i Qytetit të Durrësit”.