Gani Lacej
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Në dhjetëvjeçarin 1945-1955, Rrethi i ciklizmi shqiptar ka përjetuar një dhjetëvjeçar sportiv të shkëlqyer, me përfaqsim dinjitoz ne veprimtari të shumta ndërkombëtare. Siç ishte Gara e Paqes, me e rëndësishmja në ato vite me itinerar Varshavë - Berlin - Pragë, ku në 1955 suksesin më të madh e arriti Pirro Angjeli duke u renditur i 18-ti në kalsifikimin e përgjithshëm, ndërkohë që në këtë itinerar kanë pedaluar edhe mjeshtra të tillë si Gani Lacej, Mishel Cico, Dum Murthi, Fadil Muriqi, Ruzhdi Cerma, Niko Kotte, Bilal Agalliu, Eqerem Shaba etj. Në ato vite është regjistruar gjithashtu edhe rasti me unikal ne historinë e sportit të çiklizmit në vendin tonë, tre çiklistë Pirro Angjeli, Dum Murthi e Gani Lacej marrin pjesë në Turin Ndërkombëtar, Paris - Lion - Lans, ku pedalojnë përkrah çiklistëve më të mirë nga e gjithë bota.