Ganimete Abazi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
- Emri i vertete:Ganimete Abazi
- Datelindja:25/12/1976
- Vendlindja:Prishtinë
- Vendbaimi:Prishtinë
Ganja është një këngëtare e cila ka lind dhe është rrit në Prishtinë.. Ne vitin 2012 Nuk fshihet gëzimi i fansave të Ganimete Abazit për kthimin e saj serish në skenën tonë muzikore. Zatën kërkesa tyre e vazhdueshme bëri që ajo t’i rikthehet këngës, muzikës.Ndonëse ajo i mungoi skenës më se gjashtë vjet, por për kaq kohë të shkurtër, arriti t’jetë po ajo Ganja, veç çka edhe më e fuqishme dhe më e pëlqyer e më e dashur edhe për fansat e rinj, të cilët po adhurojnë këngën zërin e stilin e saj.Ganja është një nga zërat më të mirë në muzikën shqiptare. Andaj gjynah ishte t’mos jetë ajo në skenën muzikore, të cilës i mungoi shumë. Për këtë kemi shkruar disa herë edhe në revistën Kosovarja. Vlen të përmendim, se sa ishte larg muzikës, ajo përjetoi edhe spekulime e thashetheme, të cilat veç çka ia vështirësonin jetën.Kjo dhe bëri që Ganja të rikthehet, e që rikthimi i saj po shënon arritje të sukseseve të njëpasnjëshme. Secila këngë e saj po bëhet hit. Edhe sot këngët e saja hite, sikur edhe të hershmet, që edhe sot po janë e po dëgjohen kudo, si “xhamadani vija vija”, “çka m’ka syri”, ”magdalena”, “kallma cigaren” e shumë të tjera. Por, a harrohet kënga “Mirupafshim”, e cila bëri bum të madh kur u lansua në treg dhe këndohej gjithandej kah kishte shqiptarë në kohën e luftës.Për ata që nuk kanë informacion: Ganimete Abazi- Ganja, nuk erdhi në skenën muzikore e pa ditur, e pa shkollë dhe veç me dashjen që t’bëhet këngëtare. Ganja ka dalur qysh në moshën 5-vjeçare para publikut. Ka të kryer shkollë e mesme të muzikës, në instrumentin e pianos. Poashtu edhe fakultetin e arteve të bukura. Karrierën muzikore e filloi me grupin “Ilirët”. Si sot m’kujtohet, shumë të rinj erdhën në redaksinë e Kosovares, Ganja me Shemin me kërkesën që të shkruajmë për ta, e që ne e realizuam me kënaqësi, nga se ne veç ishim shumë të interesuar për intervistën me ta, se ishte kjo dhe kërkesë e shumë lexuesve tanë, por që nuk kishim adresë të tyre.Albumi i saj i parë “Gane Gane po çka na bane” bëri aq bum sa brenda një kohe të shkurtër u shit dhe kërkohej ribotimi i saj. Ganja ka edhe tjera albume, që për momentin nuk po më kujtohen, por pa mëdyshje jo ndër dhjetë. Dhjetë albume, shumë këngë - të paharruara, të dëgjuara me shumë kënaqësi edhe sot.Sot Ganja dhe vet po edhe në bashkëpunim me Shemin, Golden Ag, plasoi këngën “Fjalët e qiririt”, e cila arriti të jetë në top listë si dhe balada e fundit, që po e japim në portal tonin.Kush është Ganimete Abazi, pse deshi të bëhet këngëtare, çka investoi për këngën, çka e bëri që të ndahet një kohë prej skenës, e shumëçka tejet interesante për jetën e karrierën e saj Ajo prej se ka qenë e re është marr me muzikë, por famën më të madhe e ka arrit viteve të 90-ta. Ne 31 Maj 2003 "Shko n'dreq t'mallkuar" Ne 26 Nentor 2004 "U knaqem tu knaq" Ne 13 Shkurt 2005 "U mashtrove" Ne 2 Mars 2006 "Fluturoj Ne 14 Dhjetor 2006 "Dyshoj"
E më pas edhe vitet e 2000-ta i ka vazhduar suksesi, derisa ajo bëri një shkëputje për tu rikthyer sërish në skenë.Të gjithë keni menduar gjatë kohës kur Ganja pauzoi me këngë e klipe të reja se mos ndoshta ajo u martua e më nuk do të këndoj, por jo.
Ganja atë kohë preferonte që të pauzonte pa ndonjë arsye, por që vet kishte vendos që të bënte një shkëputje nga skena muzikore.
E më pas u kthye me këngë të reja, dhe u mirëprit nga fansat e saj.
Ganja edhe sot e kësaj dite vazhdon ta mbaj statusin e saj “single”, ajo akoma është beqare dhe nuk është martuar. Arsyeja është se sigurisht akoma nuk i ka trokitur fati në derë këngëtares bukuroshe është pëlqyer gjithmonë nga publiku shqiptar për këngët e saj, në zhanrin të cilin ajo e këndon.
Një ndër hitet më të mëdha në karrierën e saj kujtohet kënga “Mirupafshim”, të cilën këngëtarja e kishte realizuar menjëherë në vitet e pas luftës, këngë kjo e cila i bënte për vete shqiptarët me refrenin ku citohej “Mirupafshim në Kosovën e lirë…”, duke iu referuar kështu tashmë Kosovës të pavarur si shtet. Ndonëse i ka munguar skenës për një kohë, këngëtarja e njohur Ganimete Abazi u rikthye më fuqishëm se kurrë, duke e mbushur me këngë e projekte të reja boshllëkun që për një kohë e la në skenën tonë.
E meqenëse premton se tash e pas do të jetë aktive dhe nuk do ta lë më muzikën, Ganja bën me dije për Tribuna se tashmë ajo veçse i është përveshur punës për këngë të re.