Genc Plumbi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Genc Musa Plumbi, lindi më 28 Nentor 1976 në Tiranë. Shkollën fillore dhe atë 8-vjeçare e mbaroi në Tiranë. Nga viti 1992-1994 vazhdoi mesimin në shkollen "El-Furkan" në Damask, Siri. Nga viti 1994-1996 punoi si thirrës dhe përkthyes pranë shoqatës saudite "Wamy" në qytezën Poliçan, në jug të Shqipërisë.

Ne vitet 1996-1998 vazhdoi studimet në Institutin e Gjuhes Arabe në Universitetin Islamik "El-Imam Muhamed bin Saud" në Rijad me rezultate shumë të mira dhe më pas vazhdoi studimet universitare në Fakultetin e Sheriatit, dega e Ekonimisë Islame dhe Shkencave te Manaxhimit nga viti 1998-2002. Më pas punoi si përgjegjes i sektorit të jetimëve pranë shoqatës "Ringjallja e trashëgimisë islame" nga viti 2002 deri 2005 dhe ka kontribuar si anëtar i redaksisë së revistës AlbIslam. Mbanë mësime të rregullta në disa nga xhamitë e Tiranës. Ai eshte perkthyesi i shume librave ne gjuhen shqipe, si “Kitab Et-Teuhid”, “Sëmundja dhe Ilaçi”, “Gjuetia e meditimeve”, ”Kamata, lufta me Allahun” etj.

Aktualisht kryen detyren e Drejtorit Ekzekutiv prane Lidhjes se Hoxhallareve te Shqiperise.