Gene Hackman

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Eugene Allen Hackman (lindur me 30 Janar 1930) eshte nje aktor amerikan i dale ne pension dhe novelist.Me nje karriere te gjate prej afro pese dekadash,Hackman ka qene nominuar per pese Academy Awards,duke fituar ate per Aktorin me te Mire ne The French Connection dhe Aktori me i Mire ne Rol Mbeshtetes ne Unforgiven.Ai ka fituar kater cmime Golden Globe, nje SAG Award dhe dy BAFTA.

Ai u be i famshem ne 1967 me performancen e tij si Buck Barrow ne Bonnie and Clyde,ku mori nominimin e tij te pare per cimimin Academy Award si Aktori me i Mire Mbeshtetes.Filmat e tij kryesore te radhes do ishin I Never Sang for My Father (1970),ku mori nominimin e dyte te radhes si Aktori me i Mire Mbeshtetes;The French Connection (1971) dhe French Connection II (1975),ku luajti Jimmy "Popeye" Doyle; The Poseidon Adventure (1972); The Conversation (1974); Superman: The Movie (1978),ku luajti "te keqin" Lex Luthor; Hoosiers (1986); dhe Mississippi Burning (1988), ku mori nominimin e dyte si Aktori Me i Mire.

Rolet e tij ne vitet 1990 perfshijne:Unforgiven (1992); The Firm (1993); The Quick and the Dead; Crimson Tide (1995); Get Shorty (1995); The Birdcage (1996); dhe Enemy of the State (1998).Role te mevonshme do ishin: Behind Enemy Lines (2001); dhe The Royal Tenenbaums (2001).Shfaqja e fundit e Hackman ne film eshte ne komedine romantike Welcome to Mooseport ne 2004, ku aktroj bashke me komedianin Ray Romano.

Femijeria dhe shkollimi[redakto | përpunoni burim]

Hackman u lind ne San Bernardino, Kaliforni,djali i Eugene Ezra Hackman dhe Anna Lyda Elizabeth (mbiemri i saj Gray).Ai ka nje vella, Richard. Ai ka origjine Gjermane,Angleze dhe Skoceze;e ema e tij ka lindur ne Lambton, Ontario.Familja e tij shperngulej vazhdimisht,duke u vendosur perfundimisht ne Danville, Illinois,ku ata jetuan ne shtepine e gjyshes se tij (nga ana e mamit)e cila kishte lindur ne Angli dhe quhej Beatrice.Babai i Hackman punonte ne nje shtypshkronje  per Commercial-News, nje gazete lokale.Prinderit e tij u divorcuan me 1943, dhe i ati pas kesaj, e la familjen.Hackman vendosi te behej aktor qe kur ishte dhjete vjec.