Georges Perec

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Georges Perec lindi me 7 mars 1936Paris. Ai është djali i Icek Perek dhe Sirla Zhjulewizh, qe te dy hebrenj polake, te martuar në 1934.

Zhorzh jetoi vetëm pak me te atin pasi u thirr ne fron ku humbi jetën ne shtator te 1940. Një vit me pas, me një tren te Kryqit te Kuq shkoi ne Villard-de-Lans, ku do te qëndronte me familjen e te atit deri ne përfundim te luftës. Ne shkurt te 1943 merr lajmin se kishte humbu te ëmën ne kampet e përqendrimit. Ne 1945 Zhorzh kthehet ne Paris ku birësohet nga halla e tij, Esther Binenfeld. Nga 1946 deri 1954, studioi ne Liceun Klod Bernare me pas ne « Kolèzh d'Etomp ». Gjate kësaj kohe filloi psikoterapi me Fransuaz Dolto. Ne 1955, filloi te studionte histori, dege te cilën e brakisi brenda pak muajve.

Ne 1958 shkoi te kryente shërbimin ushtarak te detyruar ne rradhet e parashutisteve. Pas një vit u kthye ne Paris ku u martua me Polet PetrA dhe menjëherë u nis për ne Sfax te Tunizi-se. Ne 1962 u be dokumentalist ne neurofiziologji pranë CNRS. Ne 1965 Georges Perec u be i njohur pas daljes ne treg te romanit te tij te pare « Les Choses » (Le Shoz). Aty flitej për një histori te viteve 60’ te cilën Maurice Nadeau e parapriu me librin e tij « Lettres nouvelles », botuar ne shtëpinë e njohur botuese Juillard (Zhuliar). Ishte pikërisht romani ne fjale qe u vlerësua me Çmimin Renodo, për « Les choses puis » (Le Shoz Pyi), sukses qe i mundësoi bërjen pjese ne Oulipo.

Pasi nënshkroi me shtëpinë botuese Denoel, për tre librat e tij te ardhshëm, Perke publikon « Quel petit vélo à guidon chromé au fond de la cour ? » (Kel peti velo a gidO kromé o fO dla Kur). Kritika e cila nuk gjeti ne këtë krijim autorin qe njihte– një vëzhgues fin i jetës se përditshme – por megjithatë i rezervoi një fjalët me te mira. Ne 1968 publikoi « Un Homme qui dort », portret i vetmisë urbane, një libër për realizimin e te cilit u frymëzua nga Kafka. Qe ishte kthyer ne një emër te letërsisë franceze kjo tashme dihej por publikimi ne tetor te 1969 i « La Disparition » konfirmoi dhe një here çdo fjale te mire qe ishte thëne deri ne atë kohe për Perek dhe shkrimet e tij.

Vitet 70 nisen me një aktivitet radiofonik ne Gjermani. Ne 1971 shtëpia botuese REKLAM, me qendër ne Shtutgart merr përsipër botimin e librit « Di Mashine » (ne bashkëpunim me Eugen Helmlé). Nga libri ne fjale u lexuan disa pjese ne një emisione te radios Zaarlandisher Rundfunk. Pjese te tjera te kësaj vepra u vunë ne skenat Franceze. Qe nga 1972 deri 1975 bashkëpunoi ne një psikanalize me Zhan-BertrO Pontali. Gjate 73, Zhorzh shkruant kujtime fëmijërie për revistën e drejtuar nga Maurice Nadeau. Zymtësia e shkrimeve te tij e çoroditi lexuesin, ndërsa Perek haste gjithenj e me shume vështirësi publikim, te cilat rriten pesimizmin ne vargjet e tij. Fatmirësisht e kuptoi qe po gabonte dhe gjeti si vetmen mënyre për te mënjanuar katastrofën, një pushim letrar disamujor.

Ne 1975, Georges Perec arriti te ekranizoje, « Un Homme qui dort ». Për filmin ne fjale bashkëpunoi me regjisorin Bernar Kejzan. Interpretimi i jashtëzakonshëm i aktorit Zhak Spjeze, kolona zanore e kompozuar nga Philippe Drogoz e kthyen filmin ne një nga klasiket e kinemasë franceze. Ne 1976 filloi pune ne redaksinë e gazetës « Le Point » ku ishte ngarkuar me realizimin e faqes se lojërave për te cilën Zhak krijonte fjalëkryqet. Ne 1978, shkroi « La Vie mode d'emploi » (La vi Mod demplua) suksesi i se cilës beri qe Perek te largohej nga CNRS për t’iu kushtuar tërësisht letërsisë. Libri i sipërpërmendur u vlerësua me çmimin « Medicis », ndërsa sot konsiderohet si një nga me cilësoret e letërsisë franceze te viteve 70’.

Vitet 80 filluan me publikimin e romanit « Un Cabinet d'amateur » (ën KabinE damatër) dhe përmbledhjes poetike (La Clôture), dy vepra te publikua nga shtëpia botuese Hashet. Për fat te keq Perek nuk arriti te përfundonte romanin « 53 jours » (sënkontrua zhur), titulli i se cilës i referohet kohës qe i mori Stendalit, redaktimi i « La Chartreuse » (La shartrëz). Zhorzh Perek u nda nga jeta për shkak te një kanceri ne bronke me 3 mars 1982 ne spitalin e Ivry, ndërsa trupi i tij prehet ne varrezat Pèr Lashez, ne Paris. Edhe pas vdekjes disa vepra te tij u publikuan pa harruar dhe artikuj te shumte nëpër gazeta te njohura franceze. Disa dite pas vdekjes, e përditshmja « Libération » (LiberasjO) publikoi ne France, nekrologjinë e tij ne te njëjtën dite me atë te një emri tjetër te letërsisë, siç është amerikani Filip K. Dik.

Gjashte vitet e fundit te jetës se tij i kaloi ne praninë e kineastes Katrin BinE, se bashku me te cilën realizoi filmin « Lojërat e konteshës Dolingen te Gracit ». Përveç krijimeve letrare, Georges Perec cilësohet si një nga krijuesit me te mëdhenj te fjalëkryqeve ne France, se bashku me Rober ShipjO dhe Mishel Laklo pa harruart dhe disa libra leksikografike nder te cilët mund te veçojmë « Les Revenentes » (Le revont), ku është përdorur vetëm zanorja "E" dhe asnjë zanore tjetër. Një tjetër vepër e veçante është « Alphabets », një përmbledhje poemash e cila dallohet për vargjet e saj dhe një disipline te jashtëzakonshme pasi Perek kishte vendosur vetes is detyre qe te mos përdoret dy here te njëjtën zanore perpra se te kishte futur ne pune dhe te tjerat.