Jump to content

Gili

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gili
Gili në 2024
Gili në 2024
Informata themelore
Emri i lindjesFevzije Konushevci
Lindi (1966-05-21) 21 maj 1966 (58 vjeç)
Prishtinë, Kosovë
ZhanretPopullore, Dasmash
ProfesioniKëngëtare
InstrumentiPopullore, Argëtuese,Folklorike,etj.
Vitet aktive1985-vijon
Uebfaqjawww.Gilionair.com

Fevzije Berani (emri i vajzërisë Fevzije Konushevci; lindur 21 maj 1966), njohur më mirë si Gili, është një këngëtare kosovare e zhanrit popullor. Një ndër emrat më të shquar në skenën muzikore i cili vazhdimisht diqka të re krijon edhe pranë opusit tejet të gjërë muzikor që e posedonë, së bashku me mbështetjen e madhe të bashkëshortit të saj, dhe publikut besnik të cilin e fitoi përmes këngëve të paharuara që më shumë se 2 dekada e gjysmë, është ajo këngëtarja me të cilën u rritën shumë gjenerata, shkurt e shqip – Gili. Ylli I estradës sonë i cili me zërin , bukurinë dhe profesionalizmin arriti shumë në karierën muzikore duke bërë hapat e parë në shumë sfera, gjë që e bën trendsetter tek ne dhe këngëtareve i mbetet shembull ashtu si kur vajzat e vogla këndonin në vargjet e një kënge “Kemi deshirë që kur të rritemi të këndojmë si Gili”. Vështirë do të jetë që nëpërmjet disa reshtave të shfaqim krijimtarinë e Gilit tejet të pasur, kur ajo i bëri të gjitha dhe konsiderohet si këngëtarja e parë multimediale, e cila pos këngës publikut i dhuroi diqka më shumë në mënyrë skenike-artistike

Gili kaloi një fëmijëri të bukur e të paharuar. Nga shtëpia e fëmijërisë, një ndër karakteristikat kryesore që fitoi është edukata e mirë nga familja e ndershme dhe dinjitoze. Zërin e bukur, dhe dëshiren që të merej me muzikë, së pari e tregoi duke kënduar në korin e qytetit ku bie në simpati me Ilirin, djaloshin I cili bukur këndonte. Nuk kaloi shumë kohë, Iliri dhe Gili filluan të shoqërohen, si shokë të bankës rinin bashkë ku vizatonin dy zemra, siq thotë Gili në këngën e saj e cila është një ndër më të bukurat ku përmendet emri I qytetit të saj “Prishtina” në të cilën këndohet me emocion të posaqëm. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prishtinë, si dhe Fakultetin Filologjik Dega e Gjuhës Shqipe.

Me këngë filloi të merej së bashku me Ilirin në grupin “Trio Rona” në fillim të viteve tetëdhjeta ku së bashku këndonin me dy këngëtare, së pari Aida Barakun, pastaj Vlora Jonuzin. Hitet që mbahen në mend janë : “Stuhia”, “Unë pa ty”, “Fjollat”, “Kumbonat” etj. Pasi që ishin shumë të ri , me dëshirë të dominojnë, ata dominuan në skenë me këngë, paraqitje ,origjinalitet si dhe me shpërblime të merituara në festivale të ndryshme përreth vendit. Suksesi shpejtë u tregua, fituan qmimet më prestigjioze të asaj kohe, morën pjesë në garat për Eurovizion, u bën të famshëm në Kosovë. Me mbylljen e institucioneve në gjuhën shqipe hovi I Trio Ronës u ndërpre. Gili dhe Iliri u përkushtuan jetës private, u martuan, pastaj në familje u lind djali I parë I tyre, Roberti. Shumë shpejtë shkuan në Sarajevë, ku Iliri studionte në fakultetin e mjekësisë, fatkeqësisht në Bosnje krisi lufta dhe nga qyteti i rrethuar nga agresori serb, mezi shpëtuan.Patën fat erdhën në Kosovë, në vendlindje, ku pas një kohe që të dy u kthyen edhe muzikës. Viti 1993 solli risi, Gili me një stil të ri muzikor vazhdoi të krijojë në Kosovë, kariera solistike fillon, së bashku me Ilirin I cili u përkushtua për muzikë, tekstet e albumit të parë dhe karierën e bashkëshortes së tij, Gilit !

Nga Trio Rona, mbetën kujtimet e bukura, por edhe emri I valltarëve të Gilit.

Gili si vokaliste solli risi në skenë, për herë të parë paraqitej dikush me emër artistik si dhe , këngët që ishin me tinguj mes të modernës e kombëtares fituan një bazë të re, të cilat së pari ajo I shfaqi në skenë, duke kënduar, vallëzuar dhe argëtuar. Albumi I parë sjell një popullaritet për Gilin, falë zërit të bukur dhe punës profesioniste u tregua e sukseshme edhe në zhanrin e ri muzikor, ndërsa hitet “Djali nga Kosova”, “Osman”, “E di, e di”, “Sevdaja”, “Krushqit” u pëlqyen shumë nga publiku.Filluan koncertet solistike, dhe interesimi për Gilin u shfaq kudo që flitej gjuha shqipe

Albumet e Gilit si “Lule manafera”(1994), “Fol shqip”(1996) , ‘Studenti”(1998), “Le të puthen”(1999) e sjellin në pozitë të parë në estradë. E pëlqyer dhe e dashur nga publiku, Gili vazhdoi të krijojë muzikë, këngë të bukura, nga secili album pothuajse ishin nga 5 mega hite. Të gjitha I bëri e para, pos stilit muzikor u dallua edhe me stilin vizual, në cdo album ndonjë risi. Ishte e para e cila xhiroi klipe jashtë Kosovës, plazhet e bukura të Ulqinit ishin ideale për vizuelizimin e këngëve të saj. Mori pjesë në shumë koncerte, festivale, revy mode, mbrëmje rinore.

Për shumë gjenerata mbahet në mend edhe puna e saj me fëmijë, përkatësisht kur askush në Kosovë nuk mirrej me këngë për fëmijë e angazhimin rreth tyre, Gili vendosi ta bëjë këtë, prap se prap e para ishte edhe si një këngëtare e cila udhëheqi festivalin për fëmije, I cili mbahej në Prishtinë, për cdo vit me radhë. Kjo ndikoi që Gilin ta dojnë fëmijët dhe afërsia me ta të shihet edhe në këngë të saja, të cilat I përgatiste enkas për fëmijë, e një ndër më të dëgjuarat ishte ideja e Ilir Beranit ku Gili në këngë ishte një barbi kukull, por e kësaj ane, shqiptare,Kosovare.

Lirisht mund të thuhet se Gili është rekordere sa I përket edhe dueteve se me shumë emra të njohur bëri nga një duet , si p.sh : Sinan Vllasaliun,(me të cilin bëri dy duete) po ashtu edhe me Enis Potokun dhe Bekën, nga një me shkurte Fejzën, Koronën, Afrim Muqiqin, Danin, Milaimin e shumë të tjerë por dueti më simpatik është ku Gili këndon me djalin e vogël Robertin trevjecar.

Në albume të Gilit, edhe pse këndonte këngë që më shumë I përkisnin zhanrit popullor e follk, ajo vazhdimisht flertonte me cdo lloj të muzikës, ndonjëhere na perkujton në kohën dhe tingujt e dikurshme të trio Ronës.

Gili, si emër më I popullarizuar I Kosovës ndër vite, me këngë-hite mori pjesë për 6 herë në festivalin në Shqipëri, gjë që e bën përsëri rekordere në këtë lëmi. Dueti me humoristin Qumilin po ashtu sjell një risi në skenë, dhe gëzim të madh për dashamirësit e këngës së Gilit. Dueti me Ardit Stafaj “Ditët e fundit” solli qmime, si dhe kritikë të mirë, sepse Gili u përpoq me këtë këngë të bëjë qmos për ndaljen e dukurisë së drogës tek ne, kështu që edhe klipi edhe kënga ishin ideal edhe si promovim I fushatës kundër drogës. Me shumë ngjyra, stile , por pa rënë kualiteti dhe serioziteti në punë te Gili gjithnjë tërheq vëmendjen dhe definitivisht lë gjurmë në skenën tonë.

Gjithsej 13 albume solistike, e shumë singlla, klipe, qmime, hite siq janë : “Prishtina”, “Shigjeta e amorit”, “Pagjumësia”, “Zemër-zemër”, “Takatlushja”, “Prap se prap”, “Me kast”, “Xixëllonja”, “Lule manafera”, “Fol shqip”, “Viza C”, “Djali nga Kosova”, “Aktore e përkryer”, “Barbi Kukulla”, “Rok me ciftelia”, “Ding dong”, “Ditët e fundit”, “Studenti”, “Duart lartë” e shumë të tjera deri te më të rejat “Dasma me familje”, “Kur u ndam”, “Shpejt festove”, “U plakëm” etj. lëjnë gjurmë të pashlyera në muzikë dhe krijimtarinë e një artiste siq është Gili.

Krijimtaria e saj para luftës në Kosovë, dhe ajo pas nuk dallon shumë, në cdo kohë solli risi, u përkushtua të këndonte për aktualitetet dhe dukuritë që ndodhnin në shoqerinë tonë, lufta dhe vuajtjet e popullit u reflektuan në albumin e vitit 1999 ku gati cdo këngë kishte për temë ndodhitë në Kosovë. Totalisht apolitike, e përkushtuar vetëm në punë, në skenë, në krijim artistk e muzikor, si një trendsetter me origjinalitet ku në cdo album nxjerr shumë hite, publikun të cilin e do dhe e duajnë, me karierë të pastër e aktive vazhdon të krijon në muzikë dhe të mbetet e denjë stilit emrit edhe karierës së saj.

E dashur nga më të dashurit e saj, bashkëshortit Ilir Berani, dy fëmijët Roberti dhe Redoni , si dhe nga ata që bashkëudhëtojnë me Gilin gjatë gjithë kësaj kohe, publikut të saj me karierë të pastër, angazhimet në kengë të mirë vazhdojnë