Jump to content

Gio Shengelia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gio Shengelia është një DJ nga Tbilisi, Gjeorgji. [1] [2]

Interesi për muzikën elektronike nisi në vitet 90', periudhë kur dhe nisi të mësojë teknikat e miksimit dhe të praktikojë të bërit muzikë. Muzika që Gio prodhon është e influencuar nga artistë si: Kraftwerk, Frankie Knuckles, Ricardo Villalobos, Danny Howells, Deep Dish, John Digweed, Sasha, Steve Lawler dhe Tiefschwarz. Në 2005 ai u ftua për të luajtur muzikë në një klub në Shën Petersburg, Rusi. Pas kësaj performance, ai u ftua nga klube të tjera në Moskë. Në 2006 ai u kthye në Tbilisi për të vijuar karrierën si DJ. [3]

Gio ftohet rregullisht për të luajtur në shumicën e klubeve të muzikës elektronike në Gjeorgji si dhe në aktivitete muzikore si Festivali veror KAZANTIPKrime, si dhe në shumë vende të rajonit baltik. Ai ka luajtur shpesh në klube me famë botërore në Berlin dhe Nju-Jork.[4] Stili i tij përshkruhet si një kombinim i muzikës elektronike haus dhe minimal.

  1. ^ "Gio Shengelia". https://www.residentadvisor.net/ (në anglisht). 22 gusht 2020. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 22 gusht 2020. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!)
  2. ^ "gio shengelia". https://boilerroom.tv/ (në anglisht). 22 gusht 2020. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!)
  3. ^ "PODCAST: Gio Shengelia, Tbilisi, Georgia". http://georgien.blogspot.com/ (në anglisht). 22 gusht 2020. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!)
  4. ^ "georgian djs to watch in 2017". https://georgiastartshere.com/ (në anglisht). 22 gusht 2020. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2021. Marrë më 22 gusht 2020. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!)