Giuseppe Emilio Gay

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Lejtnant Gjenerali Giuseppe Emilio Gay (* 1950 në Roveredo Piano, itali) ka ndjekur Akademinë Ushtarake ItalianeModena dhe është graduar në postin e nëntogerit në vitin 1971. Pas dy vitesh trajnimi specialistik në Torino, ai është graduar në rangun e togerit në Regjimentin e Blinduar 182 "Garibaldi" dhe më vonë si kapiten ka udhëhequr një kompani tankesh në Batalionin e 13-të Tankist 'M.O. Pascucci".

Pas kryerjes së kurseve elementare dhe të avancuara të Kolegjit të stafit të Ushtrisë Italiane, ai shërbeu si Oficer shtabor zyrën për pronë të Qarkut Veri-lindor, në Divizionin e Personelit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, në Shtabin e Përgjithshëm të Korpusit të Pestë të Ushtrisë (Shef i Operativës - G3), në Divizionin e Logjistikës të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë (Shef i Logjistikës - G4) dhe në Komandën e parë të Forcave të Mbrojtjes. Përvoja komanduese e Lejtnant Gjeneralit Gay përfshin pozitën si komandant i Batalionit të 7-të Tankist "M.O. Di Dio" në Vivaro, komandant i regjimentit të 1-rë të Blinduar në Teulada, zëvendës komandant dhe komandant i Brigadës së Blinduar 132 "Ariete' në Pordenone dhe sa ishte në këtë pozitë, ai komandoi Brigadën Shumëkombëshe Perëndim në Pejë (Kosovë 1999 - 2000) - Zëvendës komandant i Forcës së KosovësPrishtinë (2003 - 2004), Zëvendës komandant i Korpusit të Aleancës për Reagim të Shpejtë (2004-2007) - gjatë këtij mandati ai kaloi një periudhë si zëvendës komandant (i Stabilitetit) të ISAF IX në Kabul (2006) dhe komandant i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave Tokësore Mbështetëse.

Ai ka fituar dekorata të shumta ushtarake, simbole dhe shenja. Përveç këtyre, ai është shpërblyer me Medaljen e Bronztë të Ushtrisë Italiane për Trimëri, Medaljen e Klasit të Parë "Don Alfonso Henriques" të ushtrisë portugeze, Kryqin e Artë të Nderit të Ushtrisë Gjermane dhe Kryqin me Shpata për Oficer Meritor të Rendit Sovran Ushtarak të Maltës. Atij gjithashtu i është dhënë titulli i komandantit të Rendit të Meritës së Republikës së Italisë dhe titulli i Kalorësit të Rendit Ushtarak Italian. Lejt. Gjen. Gay ka diplomuar dhe magjistruar në Shkencat Strategjike në Universitetin e Torinos, ka diplomuar në Shkencat Ndërkombëtare dhe Diplomatike në Universitetin e Triestes dhe një diplomë pas-universitare në Shkencat Klasike në "Accademia Agostiniana" në Universitetin Lateran të Romës. Para se te merrte sipër komandën e KFOR-it më 29 gusht 2008, Gjeneral lejtnant Gay shërbeu si komandant i NRDC-ITA qysh nga 4 shtatori 2007. Ai është i martuar me Anën dhe kanë dy fëmijë të rritur.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]