Jump to content

Gjergj Merula

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjergj Merula, i quajtur dhe Georgius Merula Alexandrinus që si çdo humanist nënshkruante shkrimet e veta në latinisht. Ishte një humanist e historian italian.

Lindi në Alessandria të krahinës së Piemontes në Italinë veri-perëndimore. Studioi në Milano nën Francesco Filelfo-n më 1444-46 dhe më vonë në Romë, Padova dhe Mantova. Nga 1462-82 ishte profesor i retorikës në Venecie. I ftuar në Milano nga Ludovik Zeshkani nga dinastia Sforza, dha mësim në Padova (1482-85) dhe përfundimisht në Akademinë e Milanos (1485-1494). Hartoi një përshkrim për Rrethimin e Parë të Shkodrës më 1474, të dështuar, Bellum Scodrense të brendësuar në Rrethimin e Shkodrës nga Marin Barleti të përkthyer nga Henrik Lacaj më 1967.