Gjethja (film)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Gjethja është film i vizatuar i metrazhit të shkurt për fëmijë dhe të rritur, i prodhuar nga kinostudioja Shqipëria e Re. Gjethja është përgatitur nën skenarin e Ramadan Pasmaçiut, regjinë dhe pikturimin e ka bërë Artur Muharremi, ndërsa si animator të pikturave janë angazhuar Artur Muharremi, Bledar Gercalju, Agron Mesi dhe Kristaq Koçi. Për regjinë e montazhit është angazhuar Manushaqe Salianji, për operator zëri Spiro Konduri, ndërsa si formulues muzikor Mira Meçuleja. Redaktore e filmit është Vllasova Musta. [1]

Përmbajtja[redakto | përpunoni burim]

Gjethja e vetmuar, në një pemë, nuk e duron dot çeljen e gjetheve tjera. Por e vetmuar nuk arrin dot të ndalë zhvillimit e gjetheve tjera. Gjethja e lumtur mbetet e vetmuar falë një ere që e kaplon pemën dhe rrethinën. Pas kësaj pason skena me diellin përcëllues, tri miza dhe një bretkosë që ja bëjnë jetën të padurueshme Gjethës së vetmuar e cila më në fund vendos të dalë përballë diellit dhe të vyshket. Vyshkja e saj pason me skena në të cilat paraqitet blerimi i gjetheve në pemë dhe pemët përreth. [1]

Burimi i të dhënave[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b youtube : Gjethja