Gjimnazi Shtetëror i Mitrovicës
![]() | Ky artikull nuk ka lidhje në artikujt e tjerë të Wikipedias.(qershor 2016) |
Gjimnazi Shtetëror i Mitrovicës është njëri ndër institucionet më të vjetra të arsimit të mesëm në Kosovë.
Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gjimnazi Shtetëror i Mitrovicës filloi veprimtarinë e tij më 10 tetor të vitit 1946. Fillimisht kishte 4 mësues dhe një mësuese:
- Abedin Imeri (Krasniqi)
- Ahmet Avdyli (Mumxhiu)
- Shaqir Zymi
- Karafil Starova
- Ollga Horvat
Në vitin e parë shkollor 1946/47 kishte gjithësejt 40 nxënës, prej të cilëve 31 ishin meshkuj e 9 femra.
Momentet kryesore në historikun e këtij Gjimnazi janë:
- 10 tetor 1946 - themelohet Gjimnazi Shtetëror i Mitrovicës.
- 1951 - riorganizohet si Gjimnaz Real (i plotë) Shtetëror i Mitrovicës.
- 1959 - emërtohet Gjimnazi "Silvira Tomazini".
- 1976 - riorganizohet si QAMO ( Qendra e Arsimit të Mesëm të Orientuar) "Silvira Tomazini".
- 1992 - riorganizohet si Gjimnazi "Frang Bardhi".[1]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Hajrizi, Fazli. Gjimnazi i Mitrovicës. Libri Shkollor. Prishtinë. 2000. fq. 433.