Gjin Bua Shpata
Gjin Bue Shpata (- vdiq më 1399) ishte fisnik arbër në Epirin mesjetar me titullin e despotit.[1][2] Zotërimet e tij shtriheshin nga gjiri i Korintit deri në lumin Akeront. Përballoi me sukses një invazion nga anzhuinët e Napolit. Zhvilloi luftëra kundër despotit serb të Janinës Thoma Preljuboviç dhe pasardhësit të tij, vasalit osman, Esau. Për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj Janinës, despoti serb kërkoi ndihmën e osmanëve.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas Betejës së Akelout ku forcat shqiptare thyen ushtrinë e despotit epirot Niqifori II Angelus, të përbërë kryesisht nga mercenarë osmanë, krahinat jugore të Epirit, Akarnanisë dhe Etolisë u përfshinë në kuadër të dy despotateve me njohjen e Simeon Uroshit, perandorit nominal serb.[3] I pari me qendër në Artë kishte në krye fisnikun shqiptar Pjetër Losha, kurse i dyti me qendër në Angjelokastër kishte në krye Gjin Bua Shpatën.[4] Në fund të viteveve '50 dhe përgjatë viteve '60, Epiri dhe Etolia sundoheshin nga shqiptarët,[5] me përjashtim të Janinës, ku fisnikëria serbo-bizantine rezistoi dhe ku u caktua Thoma Preljuboviçi,[6] dhëndërr i Uroshit.
Pas vdekjes së Pjetër Loshës më 1374, despotati i Artës dhe ai i Angjelokastrës u bashkuan nën sundimin e despot Gjin Bua Shpatës. Zotërimet e Gjinit tani shtriheshin nga Gjiri i Korintit në jug, deri në derdhjen e lumit Akeront në veri.[7] Më 1375 Gjini sulmoi Janinën, por qyteti qëndroi falë mureve të tij. Despoti serb Thomai i ofroi Gjinit dorën e së motrës.[8][9]
Në vitin 1378 mbretëresha e Napolit organizoi një fushatë për asgjësimin e Despotatit shqiptar të Artës. Ata morën Lepanton, kështjellën më jugore të Shpatajve, dhe depërtuan drejt veriut duke rrethuar kështjellën e Artës. Gjin Bua Shpata korri fitore dhe zuri rob edhe kryekomandantin e ushtrisë pushtuese, Huan Fernandes Heredia.[10]
Në maj të vitit 1379 Gjin Bua Shpata sulmoi prapë Janinën por nuk e mori dot.[11] Pas vdekjes së despotit serb të Janinës në dhjetor 1384, atë e pasoi italiani Ezau Buedelmonti.[12] Në vitin 1385 Gjini sulmoi Janinën por u tërhoq me të kuptuar se nuk mund të thyente mbrojtjen e ngritur nga despoti i ri i qytetit, Esau. Të dy lidhën paqe, por shumë shpejt plasi prapë konflikti midis tyre.[13] Ashtu si paraardhësi i tij Thoma Preljuboviç, përballë kërcënimit shqiptar Esau kërkoi ndihmën e osmanëve,[13] dhe për këtë qëllim ai u bë vasal i tyre.[14] Por pas Betejës së Kosovës më 1389, ku u vra sulltan Murati, osmanët nuk qenë në gjendje t'i asistonin vasalit të tyre Esaut, prandaj shqiptarët e shfrytëzuan rastin dhe në verë 1389 Gjini sulmoi prapë Janinën.[13] Pasi sulltani i ri Bajaziti I konsolidoi pushtetin, dërgoi forca osmane në ndihmë të Esaut. Ky i fundit shkoi në oborrin e sulltanit ku lidhi një aleancë të re me osmanët.
Më 1396, Esau u martua me Irenën, bijën e Gjin Bua Shpatës.[13] Gjini vdiq më 1399. [15]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Elsie 2012, p. xxxi
- ^ Xhufi 2002, p. 281-282
- ^ Madgearu & Gordon 2008, p. 83: "The despots Gjin Buia Spata and Peter Liosha were recognized by Symeon Uroš in 1359–1360 as rulers in Epirus and Aetolia. Albanian historians consider Gjin (or Ghinu) Buia and Peter Liosha Albanian, but it is sure that at least the Buia family was of Aromanian origin..."
- ^ Xhufi 2002, p. 281
- ^ Fine 1994, p. 350-351
- ^ Xhufi 2002, p. 281
- ^ Xhufi 2002, p. 281
- ^ Xhufi 2002, p. 282
- ^ Fine 1994, p. 352
- ^ Xhufi 2002, p. 282
- ^ Fine 1994, p. 352
- ^ Xhufi 2002, p. 283
- ^ a b c d Fine 1994, f. 355.
- ^ Xhufi 2002, p. 283
- ^ Xhufi 2002, p. 282
Bibliografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fine, John Van Antwerp (1994). The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). Ann Arbor, Michigan: University of Michigan Press. ISBN 0-472-08260-4.
- Xhufi, Pëllumb (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena. ISBN 9992716223.
- Elsie, Robert; Destani, Bejtullah (2012). The Cham Albanians of Greece: A Documentary History (në anglisht). Ann Arbor, Michigan: I.B.Tauris. ISBN 9781780760001.
- Madgearu, Alexandru; Gordon, Martin (2008). The Wars of the Balkan Peninsula: Their Medieval Origins (në anglisht). Lanham, MD: Scarecrow Press. ISBN 978-0-8108-5846-6.