Gjinia epike
Epika është lloj letrar ku jeta pasqyrohet nëpërmjet rrëfimit për ngjarje dhe njerëz qe kane marre pjesë ne to, për sjellje dhe emocione te tyre ne rrethana te ndryshme. Llojet e veprat epike janë : përralla, tregimi, novela, romani etj.
Në gjininë epike futen ato vepra, në të cilat autori rrëfen ngjarje (vetë ose nëpërmjet personazheve). Këto vepra mund të jenë të shkruara : në vargje (epi, poema, cikle këngësh, epope që e marrin temën nga ngjarje historike etj.) dhe në prozë. Romani, novela, tregimi janë lloje të mëvonshme të prozës, të cilat e kanë zanafillën në veprat epike.
Në gjininë epike dallohen dhe llojet epiko-lirike, ku autori përveçse rrëfen ngjarjet, shpreh ndjenjat dhe mendimet e tij. Të tilla mund të jenë : poemat, baladat (që e marrin temën nga jeta morale dhe shoqërore), fabulat (që nëpërmjet figurave të kafshëve trajtojnë marrëdhënie njerëzore). Në llojet epike rrëfimi bëhet përgjithësisht në vetën e tretë, por edhe në vetën e parë.